LAJMI I FUNDIT:

Putini mori një paralajmërim nga kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës

Putini mori një paralajmërim nga kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës

Kyrylo Budanov, kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, tha se sulmet e vendit të tij në Krime vitin e kaluar ishin “vetëm fillimi”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpesh përsërit se një nga qëllimet e tij në luftë është të rimarrë kontrollin e Krimesë, të cilën Rusia e pushtoi dhe e aneksoi në 2014, transmeton Telegrafi.

Në muajt e fundit, Kievi ka kryer disa sulme ndaj pozicioneve ruse në Krime. Një prej tyre ndodhi muajin e kaluar, dhe kishte për qëllim flotën ruse të Detit të Zi në portin e Krimesë të Feodosia. Sulmi rezultoi në shkatërrimin e anijes së madhe zbarkuese Novocherkask.


Sipas Budanov, Putini mund të presë edhe më shumë sulme ndaj Krimesë këtë vit.

“Në vitin 2023, u bënë inkursionet e para të Ukrainës në Krimenë e pushtuar përkohësisht”, tha Budanov për Le Monde. “Dhe ky është vetëm fillimi”, shtoi ai.

Shefi i inteligjencës së Ukrainës përmendi gjithashtu se Moska po krijon një bazë detare në bregun e Detit të Zi të Abkhazisë, Gjeorgji, pas sulmit të Kievit ndaj bazës së flotës ruse në Sevastopol. “Rusëve iu desh të zhvendosnin gjithçka në juglindje me nxitim”, theksoi ai.

Budanov është një nga zyrtarët më të shquar ukrainas, i cili parashikoi saktë se Putini do të fillonte sulmet, disa muaj para fillimit të luftës. Sot, ai është një nga zyrtarët ushtarakë më të rëndësishëm në Kiev dhe shpesh jep lajme në media për luftën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kur dhe si do ta godasë Izraeli Iranin?

Kur dhe si do ta godasë Izraeli Iranin?

Azia
Lansohen nga Gaza raketat që kishin shënjestruar Tel Avivin, alarmohen qytetarët izraelitë

Lansohen nga Gaza raketat që kishin shënjestruar Tel Avivin, alarmohen qytetarët izraelitë

Azia
Brigada Azov zë njërin nga ushtarët rusë që ekzekutuan ukrainasit e paarmatosur në Donetsk

Brigada Azov zë njërin nga ushtarët rusë që ekzekutuan ukrainasit e paarmatosur në Donetsk

Evropa
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Çmimi Nobel për Mjekësi u jepet shkencëtarëve për punën në mikroARN

Çmimi Nobel për Mjekësi u jepet shkencëtarëve për punën në mikroARN

Evropa
Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Azia
Kalo në kategori