LAJMI I FUNDIT:

Blinken përfundon vizitën në Lindjen e Mesme, tregon se çka bisedoi me liderët e rajonit

Blinken përfundon vizitën në Lindjen e Mesme, tregon se çka bisedoi me liderët e rajonit

Antony Blinken u tha gazetarëve se ai pa një rrugë drejt paqes në Lindjen e Mesme ndërsa përfundoi turneun ‘urgjent’ në rajon.

Sekretari amerikan i Shtetit ka takuar liderët gjatë gjithë javës, duke bërë sot ndalesën e fundit në Egjipt për një takim me presidentin egjiptian, Abdel Fattah el-Sissi.


Në pistën e asfaltit në aeroportin e Kajros, ai tha se bisedimet mbi të ardhmen e pasluftës të Gazës kishin pasur sukses, raporton skynews.

“Në udhëtimet tona të mëparshme këtu, mendoj se ka pasur një ngurrim për të folur rreth disa nga çështjet e ditës pas për sa i përket stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë në baza rajonale”, tha ai.

Si do të duket paqja mes Izraelit dhe Palestinës, sipas Blinkenit
Lexo po ashtu Si do të duket paqja mes Izraelit dhe Palestinës, sipas Blinkenit

“Por, tani ne po zbulojmë se partnerët tanë janë shumë të përqendruar në këtë dhe dëshirojnë të angazhohen në ato pyetje”, pohoi zyrtari amerikan.

Shtetet e Lindjes së Mesme ishin “të përgatitura për të ndërmarrë hapa” dhe “të ndërmarrin angazhime” për të ardhmen e Gazës dhe paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon, tha Blinken.

Megjithatë, mbështetja arabe është e kushtëzuar nga një armëpushim në konflikt, si dhe në krijimin e një rruge drejt një shteti të pavarur palestinez – diçka që e kundërshton kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës pas sulmeve terroriste të 7 tetorit të militantëve të Hamasit në territoret izraelite. /Telegrafi/