LAJMI I FUNDIT:

Pasi kreu paraburgimin në Hajvali, gruaja e raporton burrin si të zhdukur

Pasi kreu paraburgimin në Hajvali, gruaja e raporton burrin si të zhdukur
Foto: Ilustrim

Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj më datë 09.01.2024 ka dal nga burgu i Hajvalisë dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:00 në Hajvali të Prishtinës.


“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar me datën 09.01.2024 ka dalë nga burgu i Hajvalisë dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raport. /Telegrafi/