LAJMI I FUNDIT:

Pique njoftoi rikthimin në futboll, por a do ta përmbush premtimin që e kishte dhënë gjatë lamtumirës?

Pique njoftoi rikthimin në futboll, por a do ta përmbush premtimin që e kishte dhënë gjatë lamtumirës?

Futbollisti legjendar spanjoll Gerard Pique ka njoftuar rikthimin e tij në këtë sport me një postim në rrjetet sociale dhe ka befasuar fansat e tij.

Pique ka bërë të ditur se në fillim të vitit 2024 ka vendosur t’i rikthehet futbollit, jo si lojtar por si trajner.


“Është një vit i ri dhe pas shumë mendimeve kam vendosur t’i rikthehem futbollit. Më mungon shumë. Këtë herë nuk do të jetë si lojtar, do të jetë si trajner. Do të ndaj më shumë detaje në fund të javës”, ka shkruar Pique.

Sigurisht, shumica prej tyre supozojnë se Pique do ta marrë vendin e punës në Barcelonë, edhe pse shoku i tij Xavi është në krye. Pique luajti për 14 vite të gjata dhe të lavdishme, pasi mbërriti nga Manchester United në 2008.

Me Barcelonën, Pique fitoi 30 trofe, duke përfshirë nëntë tituj të ligës spanjolle dhe tre Liga të Kampionëve. Me Spanjën, ai fitoi Kampionatin Botëror (2010) dhe Kampionatin Evropian (2012).

Pique i rikthehet futbollit, por tani si trajner
Lexo po ashtu Pique i rikthehet futbollit, por tani si trajner

Pique i dha fund karrierës së tij si lojtar në fillim të vitit 2023, pesë muaj pas ndarjes me Shakira, dhe në ndeshjen e fundit me fanellën e Barçës, ai njoftoi se do të kthehej në Camp Nou dhe bëri një premtim për tifozët.

“Jam i bindur se do të jem këtu përsëri në të ardhmen. Unë e dua Barçën. Kjo është arsyeja pse mendoj se është momenti i duhur për t’u larguar. Kjo nuk është lamtumirë. Unë kam lindur këtu, do të vdes këtu”, kishte shkruar Pique./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

Shkarkimi i Xavit mund t’i kushtojë Barcelonës miliona euro, do të ndikojë në kërkimin e pasuesit të tij

La Liga
Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Zyrtare: Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Superliga
Kalo në kategori