Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka reaguar ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila është shprehur e bindur se mësimdhënësit do të aplikojnë për t’u pajisur me licencë të avancuar, që nënkupton t’i nënshtrohen testit me shkrim.
Në reagimin e tij, Jasharaj ka thënë se pajtohet që mësimdhënësit të avancohen, por se çdo vendim duhet të merret me marrëveshje dhe pa i nënçmuar punëtorët e arsimit.
“Punëtorë të arsimit, duke ruajtur besimin që kam nga ju dhe duke iu përgjigjur interesimit të shumë mediave, e në pa mundësi që të jem në krye të këtyre deklarimeve për secilën veç për arsye të këtij gripit sezonal, po deklarohem publikisht se nuk kemi as edhe një informatë zyrtare se çfarë o mendon ministrja Nagavci me bashkëpunimin me Shqipërinë, me të cilën Qeveria e ka bashkëpunimin me të keq të mundur dhe me angazhimet duke përmendur edhe testin me shkrim”.
“Ndoshta, duke joshur me gradimin, e ka plan për t’ju dërguar e për t’ju degraduar të gjithëve me testin me shkrim për njohuritë tuaja . Ajo po vendos vet pa përfaqësues të SBASHK-ut, të prindërve, të kolegjiumit të drejtorëve, të Asociacionit të Komunave. Kujdes. Duam avancim, por me marrëveshje dhe pa degradim e nënçmim të gjithë arritjeve tona në gjithë ato vite të studimeve”, thuhet në komunikatën për media.
Jasharaj më tej ka thënë se publikisht tash e disa muaj po kërkon takim me ministren Nagavci për të shpalosur kërkesat e punëtorëve të arsimit, por “ajo vazhdon ta mbaj inatin për grevën dhe nuk pranon takime”.
“Punëtorët e arsimit duhet të dinë edhe ca të vërteta të tjera nga ‘miqësia’ për ta e Ministres Nagavci. Ajo kurrë, edhe pse e kishim lutur të bëhet zë i arsimit në Qeveri, nuk e tha as edhe një fjalë për kushtet e punës me shkumës e shpuzë. Ajo kurrë nuk kundërshtoi ngritjen ironike të koeficientit nga 105 në 1010 euro, që në arsim shton zhgënjimin dhe arsye për ta lënë këtë profesion, ngase rritja është nënçmuese për vetëm 28 euro”.
“Punëtorët e arsimit duhet ta dinë se Ministrja nuk është zëri i tyre në Qeveri edhe pse SBASHK e kishte lutur vazhdimisht që ta bënte këtë. Ministrja Nagavci duke e parë se në Këshillin Shtetëror për Licencim nuk mund t’i kalojë planet e saj kundër mësuesve të Kosovës pa u bërë publike e pa u zhvilluar debate udhëzoi bashkëpunëtorët e saj dhe do të tjerë dhe e hoqën nga përbërja e Këshillit Shtetëror të Licencimit të Mësimdhënëse përfaqësuesin e vetëm të tyre, pra SBASHK-un e pse?”.
“Për të bërë eksperimente e për të vendosur çdo gjë kundër punëtorëve të arsimit e pa pasur kush të kundërshtoj e të bëj publike këto angazhime të saj. Në prillin e vitit të kaluar ishte vendosur të shpallej ftesa për trajnime dhe ishte vendosur që deri atëherë trajnimet që janë në proces të vazhdonin, por zonja Nagavci kishte ndalur këtë mundësi. Një vit e më shumë kaluan dhe ende nuk është saktësuar se cilat trajnime do të licencohen dhe nuk dihet se cilat do të licencohen sepse përfaqësuesi i punëtorëve të arsimit nuk është në Këshillin Shtetëror të Licencimit të Mësimdhënësve. Nuk është në këtë Këshill sepse i ka penguar zonjës Nagavci e të tjerëve që kanë dashur ta nënçmojnë mësuesin e ta mbajnë nën tensionin e të ashtuquajtur test”, thuhet mes tjerash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët