LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së dhe biznesmenit të dyshuar për mashtrim me fatura fiktive

Kërkohet paraburgim ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së dhe biznesmenit të dyshuar për mashtrim me fatura fiktive

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 12 zyrtarëve të ATK-së dhe një pronari të biznesit për mashtrim me fatura fiktive në vlerë prej 18 milionë euro.

Të njëjtit janë arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar të martën në disa lokacione nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë e Prishtinës.


“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 13 personave të ndaluar, në gjykatën kompetente”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Telegrafin.

Arrestimi i 12 zyrtarëve të ATK-së dhe i një pronari të biznesit e mashtrimi me fatura fiktive në vlerë prej 18 milionë euro – gjithçka nga aksioni i Policisë dhe Prokurorisë
Lexo po ashtu Arrestimi i 12 zyrtarëve të ATK-së dhe i një pronari të biznesit e mashtrimi me fatura fiktive në vlerë prej 18 milionë euro – gjithçka nga aksioni i Policisë dhe Prokurorisë

Zyrtarët e arrestuar janë: Masar Zejnullahu, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Avdi Jakupi, Muhamet Rafuna, Murtez Zeqiri, Milaim Berisha, Gazmend Gjocaj, Adil Paqarizi, Vllaznim Krasniqi, Agim Rama e Xhemajl Hertica.

Këta zyrtarë dyshohet se kishin pranuar 23 fatura fiktive nga F.P., një biznesmen nga Prizreni, i cili kishte aplikuar për rimbursim nga TVSH.

Faturat kishin vlerë 18 milionë euro ndërsa pretendohet se rimbursimi do të kapte vlerën 2,8 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori