LAJMI I FUNDIT:

Tejkaloi shpejtësinë, ministrit austriak të Financave i merret patentë shoferi për një muaj

Tejkaloi shpejtësinë, ministrit austriak të Financave i merret patentë shoferi për një muaj

Ministrit austriak të Financave, Magnus Brunner, i është marrë patentë shoferi për një muaj, për shkak se ka tejkaluar shpejtësinë me veturën e ministrisë, njoftoi sot ministria e Brunner.

Ai voziti BMW-në 50 kilometra në orë më shpejt se shpejtësia e lejuar, në një rrugë ku shpejtësia e kufizuar është 80 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.


Ai e shkeli ligjin pranë qytetit Dornbirn, i cili ndodhet në provincën e tij të lindjes, Vorarlberg. Policia e ka ndaluar pasi ka kryer veprën.

“Rrugës për në një takim privat, ministri nuk e vuri re kufirin e përkohshëm të shpejtësisë. Ai është penduar dhe kërkon falje”, tha Ministria austriake e Financave.

Megjithëse ministrat austriakë kanë shoferë zyrtarë, atyre u lejohet të drejtojnë një veturë zyrtare nëse e përdorin atë për qëllime private. Kjo nuk është hera e parë që Brunner ka probleme në trafik.

Siç raporton Reuters, një vit më parë ai përfundoi në spital me lëndime në kokë pas një aksidenti me një skuter elektrik në Vjenë.

Si shkak i këtij aksidenti ai ka theksuar se nuk ka qenë mjaft i kujdesshëm në momentin e vozitjes së skuterit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin

Amerika
'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

'Ukrainasit kryejnë sulm me dron' në Belgorod të Rusisë, shembet një ndërtesë shumëkatëshe

Evropa
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Kalo në kategori