LAJMI I FUNDIT:

Pamjet nga luftimet e ashpra mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite, IDF-ja hedhë në erë një kompleks në Khan Younis

Pamjet nga luftimet e ashpra mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite, IDF-ja hedhë në erë një kompleks në Khan Younis

Pjesëtarët e njësive elitare të ushtrisë izraelite (IDF) kanë zhvilluar luftime të ashpra kundër militantëve të Hamasit, në periferi të Khan Younis në veri të Gazës.

Trupat e njësisë Egoz kanë arritur të futen në shkollën që Hamasi e përdorte si strehë për militantët e saj, transmeton Telegrafi.


Sipas IDF-së, ata kanë arritur të vrasin tre prej militantëve të Hamasit, dhe kanë gjetur sasi të konsideruar të armëve brenda kësaj shkolle.

Po shtinin me armë mbi sulmuesit që tentuan t’i shtypin, policia izraelite vret aksidentalisht një 3-vjeçare në Bregun Perëndimor
Lexo po ashtu Po shtinin me armë mbi sulmuesit që tentuan t’i shtypin, policia izraelite vret aksidentalisht një 3-vjeçare në Bregun Perëndimor

Në anën tjetër edhe shtëpia e komandantit të Hamasit është bastisur, si pjesë e këtij operacioni ushtarak në Gazë.

E një video shfaq IDF-në duke kryer një shpërthim të kontrolluar – pra demolimin e një kompleksi që dyshohet se u përdor nga Hamasi si shtab i përgjithshëm. /Telegrafi/