LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur dhe disa të lënduar pas një aksidenti ku ishin përfshirë 35 automjete në një autostradë të Kalifornisë

Dy të vdekur dhe disa të lënduar pas një aksidenti ku ishin përfshirë 35 automjete në një autostradë të Kalifornisë

Një aksident në të cilin thuhet se janë përfshirë 35 automjete në një seksion me mjegull të Interstate 5 në Kaliforninë Jugore të shtunën herët la të paktën dy persona të vdekur dhe nëntë të tjerë të lënduar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përplasja vdekjeprurëse ndodhi rreth orës 7:30 të mëngjesit në perëndim të Bakersfield, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut Kern, Jim Calhoun.

Calhoun theksoi se mjegulla kishte ulur dukshmërinë në rreth 4 metra kur ekuipazhet mbërritën në skenën “kaotike”.

Siç bëhet e ditur më tej, përplasja përfshinte 17 makina pasagjerësh dhe 18 platforma të mëdha, të cilat mbuluan rreth gjysmë milje të rrugës.

“Të gjithë filluan të bërtasin për ndihmë, ashtu si dhe kishte edhe fëmijë të vegjël që qanin”, ka rrëfyer një nga shoferët e përfshirë.

Siç bëhet e ditur më tej, përveç dy persona që u shpallën të vdekur në vendngjarje, nëntë të tjerë u shtruan në spital me lëndime të lehta, thanë autoritetet.

Departamenti i Transportit i Kalifornisë tha të shtunën se korsitë drejt jugut do të mbeten të mbyllura gjatë natës, ndërsa ekuipazhet pastrojnë mbeturinat dhe përcaktojnë një shkak zyrtar të përplasjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e Brigadës ukrainase që i kaloi tri net për t’ia marr tankun modern ushtarëve rusë

Historia e Brigadës ukrainase që i kaloi tri net për t’ia marr tankun modern ushtarëve rusë

Evropa
Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit: Kemi shkatërruar luftanijen ruse në Krime

Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit: Kemi shkatërruar luftanijen ruse në Krime

Evropa
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

Amerika Latine
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë

OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"

Botë
Parashutistët britanikë detyrohen t'u tregojnë pasaportat zyrtarëve francezë në zbarkimin në Normandi, pas kërcimit historik të Ditës D

Parashutistët britanikë detyrohen t'u tregojnë pasaportat zyrtarëve francezë në zbarkimin në Normandi, pas kërcimit historik të Ditës D

Evropa
Gjermania po përgatit skenarë në rast lufte, si do t’i mbronte ky shtet evropian 85 milionë banorë?

Gjermania po përgatit skenarë në rast lufte, si do t’i mbronte ky shtet evropian 85 milionë banorë?

Evropa
Kalo në kategori