Një takim i ministrave të lartë që synonte të diskutonte planifikimin për fazat e ardhshme të luftës së Izraelit kundër Hamasit dhe administrimit të Gazës pas luftës ka përfunduar në një grindje të zhurmshme midis ministrave dhe udhëheqësve ushtarakë.
Kështu raportojnë mediat e huaja, sipas të cilave, përplasja bëri që politikanët e krahut të djathtë, duke përfshirë disa nga partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu, të sulmonin Shefin e Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi, përcjell Telegrafi.
Dhe siç vlerësohet më tej, mosmarrëveshja solli në sipërfaqe tensionet e gjata midis ushtrisë dhe disa në koalicionin e djathtë mbi politikat izraelite kundrejt palestinezëve, duke ekspozuar çarje në frontin kryesisht të unifikuar të paraqitur nga kabineti që kur shpërtheu lufta tre muaj më parë.
Kjo erdhi ndërsa Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken u nis për në rajon për bisedime të shumëpritura mbi planet për të mbyllur luftimet dhe përfundimisht për të dorëzuar kontrollin civil të Gazës.
Raportet në mediat hebraike, të cilat citonin pjesëmarrës të paidentifikuar, se Netanyahu e ndërpreu takimin pas tri orësh me britma që shpërthyen ndërsa disa ministra dolën në mbrojtje të Halevit; ai nuk u raportua se kishte ndërhyrë për të ndaluar sulmin ndaj shefit të shtabit.
Një ministër ka thënë se ata e kuptonin se përplasja “mund të dëgjohej jashtë dhomës”.
Një tjetër tha se disa zyrtarë të mbrojtjes u larguan herët, në shenjë proteste të dukshme për trajtimin e tyre.
Ndërsa takimi i vonë natën po zhvillohej, dolën raporte se Halevi ishte duke formuar një komitet të ish-zyrtarëve të mbrojtjes për të hetuar dështimet e ushtrisë në krye të sulmeve të Hamasit të 7 tetorit në Izraelin jugor, gjë që e kapi ushtrinë kryesisht të papërgatitur dhe të paaftë për t’u përgjigjur në mënyrë efektive për orë të tëra.
Rreth 1,200 njerëz u vranë në sulm dhe mbi 240 u morën peng, pasi komunitetet u pushtuan me lehtësi nga mijëra militantë të udhëhequr nga Hamas, të cilët vepruan nga toka, ajri dhe deti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos