Hamasi tha të martën se një nga zyrtarët e saj të lartë është vrarë në një sulm në Bejrutin jugor.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Saleh Mohammed Suleiman al-Arouri.
Ndryshe, siç ishte raportuar, ushtria izraelite shkatërroi shtëpinë e Al Arourit në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor të Aroura në tetor.
Në atë kohë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) deklaruan se forcat “operuan në qytet” gjatë natës për të shemb rezidencën e Saleh al-Arouri.
Ndërkohë kryeministri i Libanit, Najib Mikati dënoi shpërthimin që raportohet se ka vrarë Al Arouri.
Mikati tha në X se “shpërthimi është një krim i ri izraelit” që synon të tërheqë Libanin në një fazë të re konfrontimi.
Por kush është Saleh Mohammed Suleiman al-Arouri?
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një udhëheqës të shquar politik dhe ushtarak palestinez, të cilin Izraeli e konsideron një nga themeluesit kryesorë të Brigadave Al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit, në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ai thuhet se lindi në fshatin Aroura të rrethit Ramallah në vitin 1966.
Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në territoret palestineze dhe mori një diplomë bachelor në Sheriatin Islam nga Universiteti Al-Khalil në Hebron.
Anëtar i Hamasit që nga viti 1987, ai filloi krijimin dhe organizimin e një aparati ushtarak për lëvizjen në Bregun Perëndimor në 1991-1992, i cili kontribuoi në fillimin aktual të Brigadave Al-Qassam në Bregun Perëndimor në 1992.
Ai ishte ish-zëvendëskryetari i Byrosë Politike të Hamasit dhe kishte një dorë në negociatat për lirimin e ushtarit izraelit të kapur Gilad Shalit në vitin 2011, në këmbim të 1027 të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.
Ai ishte arrestuar në mënyrë të përsëritur nga Izraeli, duke përfshirë për periudha të gjata midis 1985 dhe 1992, dhe nga 1992 deri në 2007, sipas Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.
Në vitin 2010 ai u deportua nga Izraeli në Siri, ku jetoi për tre vjet përpara se të transferohej në Turqi, dhe më pas nga atje në Liban. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite