Afati për vendimin e hidrocentralit të Çebrenit ka skaduar, pritet një vendim përfundimtar
Në datën 14 shtator 2023, ofertuesi Arhirodon u zgjodh si ofertuesi më i favorshëm në tenderin për ndërtimin e hidrocentralit të Çebrenit me vlerë investimi rreth një miliard euro. Megjithatë, kompania greke është ende në pritje të një vendimi përfundimtar në lidhje me vazhdimin e procedurës për këtë projekt.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shtyrë afatin deri më 31 dhjetor 2023 për shkak të procedurës së ankimimit, duke e bërë vendimin përfundimtar më të vonë se pritet. Kompania Arhirodon ka shprehur mosmarrëveshje për përmbajtjen e vendimit, duke theksuar se Ligji për Ujërat kërkon një rend të caktuar në procesin e marrjes së lejes së ujit dhe nënshkrimit të marrëveshjes koncesionare.
“Kompania greke Archirodon u ankua për përmbajtjen e vendimit, pasi sipas Ligjit për Ujërat, fillimisht duhet të marrësh lejen e ujit, e më pas të nënshkruash një marrëveshje koncesionare. Ata besojnë se fillimisht duhet të nënshkruhet një marrëveshje koncesionare dhe më pas të vazhdojë procedura”, sqaroi së fundmi ministrja e linjës Kaja Shukova. Ajo gjithashtu theksoi se garancia bankare e Arhirodon prej 1.4 milionë euro ka një afat deri në fund të vitit 2023, dhe nëse nuk përllogaritet do të ndërprehet procesi.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka lënë vendimin në dorë të kompanisë greke, duke thënë se ata duhet të vendosin nëse do të vazhdojnë me projektin e hidrocentralit të Çebrenit. Vendimi për realizimin e projektit ka shënuar një periudhë të gjatë diskutimesh dhe tenderash, por me vendimin e qeverisë në seancën e 185-të më 14 shtator, u hap rruga për ndërtimin e hidrocentralit të kthyeshëm.
Ofertuesi i përzgjedhur, Arhirodon , është detyruar të lidhë Marrëveshjen e Ndërmarrjes së Përbashkët dhe të formojë një shoqëri aksionare me SHA EVM. Përpara nënshkrimit të marrëveshjes së koncesionit, duhet të marrë lejen për shfrytëzimin e ujit. Kontrata përfshin obligimet për financim të plotë nga investitori për ndërtimin e hidrocentralit, ndërsa SHA EVM do të marrë pjesë në projekte të tjera të infrastrukturës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bastisje në Ohër, arrestohet një person për posedim të drogës
Projekt rezolutë për mbrojtjen e grave gazetare në Kuvendin e Shqipërisë, dorëzohet nga dy deputet e opozitës
Begaj pret në takim Presidenten sllovene: Sllovenia, mbështetëse e zgjerimit të BE dhe rrugëtimit të Shqipërisë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251