LAJMI I FUNDIT:

Sigurimi i një lokali në qendër të Beogradit, rrahin brutalisht një burrë para syve të gruas së tij

Sigurimi i një lokali në qendër të Beogradit, rrahin brutalisht një burrë para syve të gruas së tij

Punëtorët e sigurimit të një lokali në Beograd të Serbisë, janë filmuar nga kalimtarët e rastit duke rrahur brutalisht një burrë para syve të gruas së tij.

Në një llogari në Instagram është publikuar videoja rrëqethëse e rrahjes së burrit që ishte me gruan, transmeto n Telegrafi.


Madje edhe ajo pësoi lëndime derisa tentonte të mbronte bashkëshortin nga grushtet dhe shqelmat që i vinin nga punonjësit e sigurimit të një lokali.

Raportohet se ai fillimisht kishte patur një përplasje verbale me ta, kurse në video shihet duke iu vërsulur atyre para një kazinoje dhe duke i telefonuar policisë, derisa gruaja tentonte ta qetësonte.

“Ejani një nga një”, bërtet burri që tenton ta zhvesh bluzën.

“Policia, po më rrahin këtu”, vazhdon të bërtet burri derisa niset drejt kazinosë.

Në ato momente sigurimi i lokali filluan ta rrahin, derisa gruaja bënte të pamundurën që ta mbronte bashkëshortin.

E banorët e lagjes filluan të fishkëllenin dhe t’i bënin thirrje sigurimit që ta lënë të qetë. Madje ndalet një taksist, i cili me gjasë ka frikë të dalë jashtë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by MOJ BEOGRAD (@moj_beo_grad_)

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori