LAJMI I FUNDIT:

Pioli mesazh Leaos, ndërsa zbulon dy kundërshtarët më të fortë në Ligën e Evropës

Pioli mesazh Leaos, ndërsa zbulon dy kundërshtarët më të fortë në Ligën e Evropës

Stefano Pioli e pranon se Milani ‘pret më shumë’ nga Rafael Leao, ndërsa mendon se Liverpool dhe Bayer Leverkusen nuk janë ‘shumë larg’ nga kuqezinjtë në garën për trofeun e Ligës së Evropës. 

Milani siguroi një fitore kyçe me rezultat 1-0 kundër Sassuolos në San Siro të shtunën, duke ruajtur vendin e tretë në Serie A.


Gjithsesi, tifozët e Milanit tundën Rafael Leaon kur portugezi u rrëzua në minutat e fundit.

“Rafa është i vetëdijshëm se është e drejtë të presësh më shumë, por unë besoj se kur një lojtar kthehet nga një dëmtim, veçanërisht një lojtar shpërthyes si ai, nuk është e lehtë”.

“Unë mendoj se ai punoi mirë për ekipin sot dhe nxitjet nga disa tifozë dëshmojnë se e respektojnë atë sepse presin shumë. Ne e dimë se Rafa mund t’i japë shumë skuadrës”, ka thënë fillimisht Pioli për DAZN.

Tutje Milani do të luajë në Ligën e Evropës, ku Pioli nënvizoi disa nga kundërshtarët më të fortë në këtë garë.

Milan mposht minimalisht Sassuolon dhe mbyll vitin 2023 me fitore
Lexo po ashtu Milan mposht minimalisht Sassuolon dhe mbyll vitin 2023 me fitore

“Liga e Evropës është gjithashtu një objektiv. Ka skuadra të tjera të mëdha si Liverpool dhe Bayer Leverkusen, por nuk mendoj se jemi shumë larg tyre. Ndeshjet me Rennes nuk do të jenë të lehta. Liga e Evropës është një objektiv i rëndësishëm, por është gjithashtu i ndërlikuar”, ka thënë Pioli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Kalo në kategori