LAJMI I FUNDIT:

Hoxha e quan papjekuri reagimin e opozitës ndaj sondazheve: Ngritja e LVV-së lidhet me acarimin e marrëdhënieve me Serbinë

Hoxha e quan papjekuri reagimin e opozitës ndaj sondazheve: Ngritja e LVV-së lidhet me acarimin e marrëdhënieve me Serbinë

Analisti, Ylli Hoxha, lidhur me reagimet e opozitës pas publikimit të sondazhit në kuadër të OMNIBUS-it, ka thënë se në politikë duhet të kesh zemërgjerësinë që ta pranosh një humbje.

Në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet për hatër-mbetjet e opozitës, Hoxha ka thënë se ngritja e Lëvizjes Vetëvendosje ka të bëjë me acarimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Është një papjekuri e Lumir Abdixhikut, për të cilin konsideroj që ka bërë punë të mirë gjatë kësaj periudhe në reformën e LDK-së, edhe në këndelljen e saj, por edhe në kontrollin e tërësisë së LDK-së, është plasuar si lider, mendoj që ka bërë punë të jashtëzakonshme. Problematike është ky tip reagimi, i cili shkon ndesh me atë që ne e preferojmë në skenën politike e që do të duhej të ishte arma kryesore e një opozitari kundër Kurtit, që do të ishte njëfarë mungese e egos. Kjo që e bëri Lumiri sot e dje është gabim. Në politikë duhet të kesh zemërgjerësinë që ta pranosh edhe një humbje, edhe një ngecje, edhe një rezultat sondazhi, i cili nuk është i përputhshëm me aspiratat që ti i ke”, tha ai.


Sondazhi i UBO Consulting: LVV e para me 48.5%, PDK e dyta, LDK e treta
Lexo po ashtu Sondazhi i UBO Consulting: LVV e para me 48.5%, PDK e dyta, LDK e treta

“Ngritja e LVV-së tregon qartë kjo dhe ka të bëjë me acarimin me marrëdhëniet me Serbinë. Ky acarim fillon zgjedhjet lokale, imponimin e kryetarëve në veri, me protestat e dhunshme atje, me rastin Banjska… të cilat e bëjnë pikërisht atë që polarizimi, çështjet e raporteve me Serbinë i konvenojnë Kurtit për shkak se profili i tij politik është ndërtuar mbi këtë temë. Ky besim nuk vjen falë, qytetarët nuk janë aq naivë, do të duhej një nivel besimi që të të përkrahin në situata të caktuara”, shtoi Hoxha.

Ai konsideron se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende e ka kapitalin moral ndaj qytetarëve të vendit.

“Kurti ende e ka kapitalin moral ndaj qytetarëve që të perceptohet si një lider, i cili ndaj Serbisë qëndron më së miri, për shkak se natyra e tij politike është ndezë pikërisht në raportet me Serbinë. Këtu është gabimi fundamental që subjektet opozitare e kanë bërë në këto dy vjet. Duke e ndërtuar konsensusin në dialog, në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Serbinë, e mbyt një temë në të cilën kryeministri është në avantazh drastik”, tha Hoxha.

Në trend Lajme

Më shumë
“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

Lajme
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Kronika e Zezë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Një i mitur sulmohet seksualisht nga një burrë në Deçan, arrestohet i dyshuari

Një i mitur sulmohet seksualisht nga një burrë në Deçan, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Një javë fushatë zgjedhore, subjektet politike me premtime të shumta para qytetarëve

Një javë fushatë zgjedhore, subjektet politike me premtime të shumta para qytetarëve

Lajme
Zjarri në “Emshir”, cak ishte një veturë, pastaj zjarri përfshiu edhe disa të tjera në parking

Zjarri në “Emshir”, cak ishte një veturë, pastaj zjarri përfshiu edhe disa të tjera në parking

Kronika e Zezë
Kalo në kategori