LAJMI I FUNDIT:

Arsimtarët në Haraçinë paralajmërojnë protesta nëse nuk realizohet pagesa e regresit

Arsimtarët në Haraçinë paralajmërojnë protesta nëse nuk realizohet pagesa e regresit

Sivjet për herë të parë arsimtarët dhe profesorët gëzojnë të drejtën për pagesë të regresit, apo siç njihet në opinion, pagën e trembëdhjetë. Mirëpo arsimtarët e shkollave fillore në Haraçinë ende nuk e kanë marrë regresin e fundvitit. Arsimtarët e shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, thonë se Ministria e Financave i ka dorëzuar mjetet në komunë, mirëpo komuna ende nuk i ka transferuar në buxhetet e shkollave. Ndonëse afati i pagesës së regresit është deri nesër, gjegjësisht më 27 dhjetor, arsimtarët druajnë se do të ngelen pa regres. Kërkojnë përgjigje zyrtare nga komuna.

“Komuna si komunë ka vlerësuar se problemi gjoja qëndron te shkolla. Ne si shkollë e kemi dokumentuar në bazë të dokumentacioneve, në mënyrë ligjore dhe institucionale se problemi nuk qëndron te ne. Tash shkaqet dhe arsyet pse ato qëndrojnë në komunë dhe nuk u jepen arsimtarëve, ne jemi të informuar në mënyra të ndryshme, ne si arsimtarë nuk mund ta kuptojmë se ku qëndron problemi. Për çfarë arsye?”- tha Llokman Ajdari – Mësimdhënës në SH.F “Skenderbeu”.


“Të them të drejtën afati është deri nesër. Nga ana e komunës na thanë se deri sot do të na japin një përgjigje mirëpo e shohim se vetëm po i shtyjnë ditët, sot nesër. Qe dy javë po e thonë këtë gjë. Ne jemi mbledhur këtu për atë që na takon. Nuk kërkojmë diçka tjetër përpos që nga komuna se ku janë të hollat tona. Mendojmë edhe bojkotim nëse nuk realizohet pagesa, edhe pse nuk është ajo zgjidhja e duhur.”- pohoi Life Ramadani – Arsimtare në Sh.F “Skenderbeu”.
Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, thotë se lëshimi është te administrata shkollore. Sipas tij, përgjegjësit e shkollës nuk i kishin paraparë edhe mjetet nga rritja e pagës së nëntorit.

“Ka ndodhur një lëshim nga sektori i buxhetit në shkollën “GJ.K.Skenderbeu”. Nuk janë paraparë mjetet e nevojshme për pagën e nëntorit të këtij viti. Ne ato mjete, për të realizuar pagën e nëntorit, u desht që mjetet t’i alokojmë prej regresit, që të realizojmë pagën. Meqenëse siguruam mjetet në mënyrë plotësuese me vendim këshilli edhe për regresin por nga Ministria e Financave nuk na lejuan që bartjen e mjeteve t’i hudhim në konton e duhur për të realizuar regresin.”- deklaroi Ridvan Ibraimi – Kryetar i Haraçinës.

Ibraimi premton se pagesa e regresit do të realizohet gjatë muajit janar, sapo të gjendet mënyra e duhur në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. Një pengesë tjetër për bartjen e mjeteve sipas Ibraimit është edhe procesi i ndarjes si subjekt i shkollës fillore “Abdyl Frashëri”, për të cilën nga periudha në vijim, mjetet do të lëshohen në buxhet të posaçëm. Ekipi ynë vizitoi edhe këtë shkollë, mirëpo drejtori dhe mësimdhënësi nuk deshtën të prononcohen për arsye se siç than, kanë arritur marrëveshje verbale.

Në trend Lajme

Më shumë
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Lajme
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

Lajme
Kalo në kategori