LAJMI I FUNDIT:

Projektuesi i Tesla-s: Dizajni këndor i Cybertruck nuk është eksperiment, modeli do të rrisë popullaritetin e markës

Projektuesi i Tesla-s: Dizajni këndor i Cybertruck nuk është eksperiment, modeli do të rrisë popullaritetin e markës

Projektuesi kryesor në Tesla, Franz von Holzhauesen deklaroi se dizajni këndor i Cybertruckut do të ndihmojë në rritjen e markës Tesla, duke shtuar se dizajni i kamionçinës nuk është eksperiment.

“Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, i bënë njerëzit të flasin për markën”, deklaroi Von Holzhausen në Muzeun Automobilistik në Los Angeles, transmeton Telegrafi.

Cybertrucku u lansua një muaj më parë, pavarësisht se ishte paralajmëruar që nga viti 2019. Çmimi i modelit bazë është 60,990 dollarë, mbi 50 për qind më shumë se sa ishte paralajmëruar më parë, megjithatë asokohe pritej me një rreze më të vogël.


Projektuesi i Tesla-s, potencoi se Cybertrucku ka zgjuar interesimin e njerëzve që nuk kanë pasur ndonjë kamionçinë.

“Vetëm se duket ndryshe nuk do të thotë se nuk mund të jetë potencialisht një automjet me volum të lartë”, shtoi ai.

“Ne po tërheqim njerëz në treg që nuk do të kishin blerë kurrë një kamionçinë. Nuk mendoj se është një eksperiment”, theksoi Von Holzhausen. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje

Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje

Auto
Këto pamje janë “një arsye më shumë” për të vozitur me kujdes në borë

Këto pamje janë “një arsye më shumë” për të vozitur me kujdes në borë

Auto
Këto 13 vetura e kapin vlerën e 50 milionë dollarëve

Këto 13 vetura e kapin vlerën e 50 milionë dollarëve

Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike

Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike

EVs
Modulet e qelizave të karburantit të Toyotas në autobusët elektrikë Daimler

Modulet e qelizave të karburantit të Toyotas në autobusët elektrikë Daimler

Auto
Toyota nuk do të ndërtojë një manual 4Runner sepse nuk ka kërkesë për të

Toyota nuk do të ndërtojë një manual 4Runner sepse nuk ka kërkesë për të

Auto
Kalo në kategori