LAJMI I FUNDIT:

Barcelona rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve, mësohet koha kur UEFA do të marrë vendim

Barcelona rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve, mësohet koha kur UEFA do të marrë vendim

Barcelona rrezikon të përjashtohet nga Liga e Kampionëve nga UEFA dhe këtë e ka njoftuar gazeta gjermane ‘Welt am Sonntag’.

Sipas gazetës në fjalë, sanksioni i mundshëm ndaj Barcelonës nga UEFA lidhet me mosrespektimin e ‘Fair-Play’-it financiar nga klubi spanjoll.

Informacioni i publikuar nga kjo gazetë fliste për disa llogari të dyshimta në lidhje me rritjen e të ardhurave që ka pasur klubi katalanas, përveç lëvizjeve të zakonshme të një klubi futbolli.


Si mund të rreshtohet Barcelona në fushë pas transferimit të Vitor Roque?
Lexo po ashtu Si mund të rreshtohet Barcelona në fushë pas transferimit të Vitor Roque?

Nga ana tjetër, siç raportohet nga e përditshmja spanjolle ‘Marca’, Barcelona së bashku me nëntë klube të tjera evropiane të nivelit të lartë, përfshirë PSG-në, Manchester Cityn dhe Milanin, janë duke u hetuar për mospërputhje me rregulloret financiare të vendosura nga UEFA për të qenë në gjendje të marrin pjesë në garat e organizuara prej saj.

Barcelona në një njoftim ka deklaruar se nuk di asgjë për këtë situatë, por gazeta spanjolle ka mundur të sigurojë që zgjidhja e çështjes, ajo e Barçës dhe e pjesës tjetër të ekipeve nën hetim, të arrijë në shkurt 2024.

Barcelona rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Barcelona rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve

Ajo që po ndodh tani janë thashetheme apo rrjedhje informacioni të bëra me ndonjë qëllim dhe që kanë mbërritur menjëherë pas vendimit të Gjykatës Evropiane për pozitën dominuese të UEFA-s.

Gjithsesi deri në shkurt te Barcelona do të jenë në pritje nëse UEFA do t’i përjashtojë nga gara më e madhe evropiane për klube, Liga e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Xhudo
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë

Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë

Ndërkombëtare
Yamal po shndërrohet në një

Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar

La Liga
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Vëlla dhe motër me synim medaljet olimpike, sot skena është e gatshme për Nora dhe Akil Gjakovën

Vëlla dhe motër me synim medaljet olimpike, sot skena është e gatshme për Nora dhe Akil Gjakovën

Xhudo
Man Utd arrin marrëveshje me yllin e Bayernit – ai i ka thënë ‘po’ transferimit në Angli

Man Utd arrin marrëveshje me yllin e Bayernit – ai i ka thënë ‘po’ transferimit në Angli

Premier League
Kalo në kategori