LAJMI I FUNDIT:

Liderët institucional e partiak urojnë Krishtlindjet

Liderët institucional e partiak urojnë Krishtlindjet

Liderë të institucioneve dhe të partive politike në Kosovë u kanë uruar festën e Krishtlindjeve besimtarëve të krishterë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm.

“Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë. Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje! Gëzuar për shumë mot”, thuhet në urimin e Presidentes.


Edhe kryeministri Albin Kurti i ka uruar të gjithë shqiptarët katolikë, besimtarëve të krishterë si dhe miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në Kosovë.

“Lindja e Jezu Krishtit është një ngjarje dashurie që zgjat vazhdimisht, e cila përmbushë vullnetin e Perëndisë sot, tani dhe gjithmonë. Përmbushja e vullnetit të Zotit nuk njeh kalimin e kohës, por mbetet “gjithmonë tani” e përjetësisë. Ata që marrin paqen e Krishtit, vetë bëhen paqebërës dhe pjesëmarrës në lumturinë e Perëndisë”.

“Ndër ne shqiptarët, kjo kohë festash përkon edhe me festën e Buzmit bujar, fillimit të zgjatjes së ditës dhe ditëknelljen, që në besimet popullore shqiptare festohet nën ngrohtësinë e zjarrit të vatrave tona. Andaj shkurt e shqip: urime Kërshëndellat dhe Buzmi bujar!”, ka uruar Kurti.

Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar besimtarët katolikë shqiptarë dhe të gjithë të tjerët kudo që ndodhen.

“Kjo ditë vjen për të shtrirë frymën e saj të ngrohtësisë e mirësisë me njëri-tjetrin, përkujdesit dhe përkushtimit, shpresës, ideve të së mirës dhe së drejtës, përqafimi i të cilave ekuilibron jetën dhe horizontet e përbashkëta”, ka uruar Konjufca në Facebook.

Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar për Krishtlindje.

“Të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë në Kosovë, për shumë mot Krishtlindjen.

Uroj shëndet, harmoni, paqe dhe shumë begati për ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar Krasniqi.

Derisa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar edhe ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji me rastin krishtlindjes katolike.

“Në prag të Festës së Krishtlindjes, ua përcjell urimet më të ngrohta ipeshkvit Imzot Dodë Gjergji, gjithë vëllezërve dhe motrave të besimit katolik si dhe gjithë miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në Republikën e Kosovës”.

“Uroj veçanërisht Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar Haradinaj.

Mesha solemne e Krishtlindjes do të mbahet në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori