LAJMI I FUNDIT:

Të përgatitur për çfarëdo sulmi, Kurti: AKI është e paparë, shumë e suksesshme dhe kemi bashkëpunimin me aleatët  

Të përgatitur për çfarëdo sulmi, Kurti: AKI është e paparë, shumë e suksesshme dhe kemi bashkëpunimin me aleatët  

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për media me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka dhenë detaje të sulmit terrorist të 24 shtatorit, gjersa kanë thënë po ashtu se po përgatiten sulme të reja.

Kurti duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se çfarë po ndërmerr shteti pas këtyre paralajmërimeve për sulme të reja tha se patrullimi i përbashkët me KFOR-in duket se i ka zmbraps planet.


Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë
Lexo po ashtu Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë
“]

“Kufiri me Serbinë është më i gjati 381 km, është më i gjatë sesa kufiri marr së bashku Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë…

Ajo çfarë po bëjmë ne dhe që duket se i kanë zmbrapsur planet për sulm është patrullimi i përbashkët me KFOR-in dhe kjo tashmë po ndodh… policët tanë së bashku NATO po patrullojnë përgjatë kufirit”, tha ai, raporton Telegrafi.

KFOR-i patrullon në kufirin me Serbinë dhe Liqenin e Ujmanit
Lexo po ashtu KFOR-i patrullon në kufirin me Serbinë dhe Liqenin e Ujmanit

Kreu i Qeverisë së Kosovës lavdëroi punën e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.

“Në anën tjetër kemi një inteligjencë shumë të suksesshme të Kosovës. Është e paparë puna e AKI-së, në kuptimin e dyfishtë të fjalës edhe për shkak se është paparë se është çështje sekrete dhe për shkak se kësi rezultatesh janë të papara në historinë e kësaj agjencie për çka i falënderoj…

Kur kësaj i shtohet bashkëpunimi me aleatët ne jemi tejet të përgatitur ndaj çfarëdo sulmesh që mund t’i mendoj dikush që t’i zmbrapsim suksesshëm”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori