LAJMI I FUNDIT:

Pas miratimit të rezolutës për Gazën, shefi i OKB-së i dëshpëruar: Prisja më shumë, nevojitet një armëpushim humanitar

Pas miratimit të rezolutës për Gazën, shefi i OKB-së i dëshpëruar: Prisja më shumë, nevojitet një armëpushim humanitar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pasi u votua rezoluta për Gazën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas disa ditësh vonesë, tha se “problemi i vërtetë” për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza është “mënyra se si Izraeli kryen ofensivën e tij”.

“Shumë e matin efektivitetin e operacioneve humanitare në Gaza me numrin e kamionëve nga Kryqi i Kuq Egjiptian, OKB-ja dhe partnerët tanë që janë në gjendje të kalojnë kufirin. Është një gabim. Problemi i vërtetë është mënyra se si Izraeli po kryen ofensivën, e cila krijon pengesa të mëdha për shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza”, tha Guterres.


Rezoluta e KS e Kombeve të Bashkuara - Autoritetet palestineze thotë se është një hap përpara, Hamasi se nuk mjafton
Lexo po ashtu Rezoluta e KS e Kombeve të Bashkuara - Autoritetet palestineze thotë se është një hap përpara, Hamasi se nuk mjafton

Ai theksoi se një armëpushim humanitar është mënyra e vetme për të filluar përgjigjen ndaj “nevojave të dëshpëruara të popullsisë në Gaza dhe për t’i dhënë fund makthit në të cilin ata po jetojnë”.

Pasi Këshilli i Sigurimit votoi për një rezolutë që nuk kërkonte armëpushim, Guterres tha se kishte “shpresuar” për më shumë nga Këshilli i Sigurimit.

Kujtojmë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë për Gazën, e cila parashikon ndihmë më të madhe humanitare dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të pengjeve.

OKB-ja miraton rezolutë për ndihma në Gazë, por jo për armëpushim
Lexo po ashtu OKB-ja miraton rezolutë për ndihma në Gazë, por jo për armëpushim

Mbrëmë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi një rezolutë të zbutur për Rripin e Gazës, e cila parashikon ndihmë më të madhe humanitare për enklavën palestineze, me një thirrje për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të krijuar kushtet për një “ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive, nëse jo një thirrje eksplicite për një armëpushim”.

Rezoluta kaloi me 13 vota pro, dy abstenime – SHBA dhe Rusia. Më parë, Uashingtoni vuri veton ndaj versioneve më të ashpra të rezolutës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori