MPB përmes një njoftimi për media thonë se organ kompetent për menaxhimin dhe kontrollin e semaforëve dhe komunikacionit ka qenë Qyteti i Shkupit.
“Sipas Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, autoriteti kompetent për menaxhimin dhe kontrollin e semaforëve dhe komunikacionit në udhëkryqet në zonën e qytetit të Shkupit.
Për shkak se pasditen e sotme ka pasur ngecje në komunikacion (që objektivisht është ndikuar nga disa aksidente të lehta në komunikacion, por edhe përdorimi i shtuar i automjeteve nga qytetarët për shkak të kushteve atmosferike), dhe në bazë të nenit 5 të Ligji për Sigurinë e Trafikut Rrugorsë, SPB Shkup – Njësia për siguri në komunikacion të rrugët – Departamenti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor ka vepruar për të mundësuar qarkullim më të madh të trafikut dhe presim që së shpejti të pastrohet bllokimi”, njofton MPB.
Përkujtim, nga ora 15:00 deri në ora 18:00, sot pasdite në Shkup ka pasur një kaos të madh trafiku. Qytetarët nuk mund të shkonin në shtëpitë e tyre për orë të tëra dhe disa fëmijë mbetën të bllokuar në shkolla dhe kopshte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251