LAJMI I FUNDIT:

Penalizimi i gjuhës shqipe, Lluka: Për mediat është jetike të zgjidhet problemi me Google

Penalizimi i gjuhës shqipe, Lluka: Për mediat është jetike të zgjidhet problemi me Google

Dëmi që u është bërë mediave në gjuhën shqipe, duke mos u mbështetur nga Google, është shumë i madh. Kështu tha drejtori gjeneral i Telegrafit, Gentian Lluka, që ishte i ftuar në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, e ku foli për problematikën që po penalizon edhe mediat e Kosovës.

Lluka tha se mediat shqiptare nuk qëndrojnë mirë në konkurrencë me mediat botërore, për shkak të penalizimit nga platforma Google.


“Na është bërë një dëm i pariparueshëm nga Google. E vetmja gjuha shqipe bashkë me maqedonishten nuk suportohet në rajon. Paramendoje, estonishtja me 1 milionë banorë është e pranuar nga Google, derisa shqipja me 7 milionë apo më shumë banorë nuk pranohet”.

Ai thotë se Google nuk ka alternativë për mediat shqipe.

Rasti Google dhe gjuha shqipe, Asllani kërkon ndihmën e institucioneve e ekspertëve nga Kosova, Shqipëria e diaspora
Lexo po ashtu Rasti Google dhe gjuha shqipe, Asllani kërkon ndihmën e institucioneve e ekspertëve nga Kosova, Shqipëria e diaspora

“Google thotë se njëra ndër arsyet pse nuk është pranuar gjuha shqipe është se tregu nuk është i zhvilluar. Por nuk mund të ketë zhvillim pa pranim në platformën e Google. Një analogji do të ishte sikurse të na kërkojnë zhvillimin e  bujqësisë në nivelin evropian pa traktorë. Po nuk mundet të zhvillohet bujqësia pa traktorë. Njëjtë edhe pa Google, mediat e gjuhës shqipe nuk mund të zhvillohen”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, me këtë mospranim të shqipes nga Google, është dëmtuar edhe shoqëria në përgjithësi.

Ai madje propozon që çështja e Google të jetë më prioritare se dialogu me Serbinë.

“Nëse dëshiron një shoqëri të lësh mbrapa, kjo është forma më e mirë. Krijoje një ambient të dobët medial. Krijo media me pamundësi zhvillimi. Kur mediat nuk mund të zhvillohen, ato nuk mund të kenë kontent të mirë. Pra publikut i mbetet të konsumojë atë që u servohet. Unë bëj shaka, them më mirë është të ndalen negociatat me Serbinë e të zgjidhet problemi me Google”.

Beteja ligjore kundër “Google” për diskriminimin e gjuhës shqipe, Asllani jep detajet e padisë
Lexo po ashtu Beteja ligjore kundër “Google” për diskriminimin e gjuhës shqipe, Asllani jep detajet e padisë

Si profesionistë i fushës prej viteve, Lluka ka dhënë këshilla edhe për lexuesit.

“Duhet të zgjidhini domenin nga informoheni. Lexojeni impresiumin se kush është brenda. E dyta të shikojnë referencën e burimit të lajmit e pastaj kush është gazetari”, shtoi ai.

Për të ardhmen e portaleve, i pari i Telegrafit thotë se edhe një kohë ato do të mbijetojnë, por me nevojën që të përshtaten me trendet e reja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori