Një takim i jashtëzakonshëm mes përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë, për çështjen e personave të zhdukur do të mbahet në Zvicër, në janar të vitit të ardhshëm.
Ky takim do të mbahet me ndërmjetësim të Kryqit të Kuq ndërkombëtare, e që pala kosovare do të paraqesë kërkesat për të vazhduar gërmimet e për të ofruar të dhëna nga Serbia.
Dyshimet se në territorin e Serbisë, ka ende varreza masive ku janë dërguar trupat e të vrarëve gjatë luftës së fundit, vazhdojnë të jenë ende.
Këtë vit, institucionet e Kosovës kanë arritur të gërmojnë vetëm dy javë, në lokacionin e quajtur Shtaval në Serbi.
Por, se a do të gërmohet edhe në vitin e ardhshëm, kjo nuk dihet e sigurt.
Për këtë çështje, sipas kryetarit të komisionit për persona të zhdukur, do të diskutohet edhe në një takim që do të mbahet në fund të janarit, të vitit të ardhshëm, mes përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësim të Kryqit të Kuq ndërkombëtar.
“Është takim i menjëhershëm i jashtëzakonshëm që në fakt do të mbahet në Gjenevë, në Zvicër dhe do të ndërmjetësohet nga Kryqi kuq ndërkombëtar, dhe është mundësia që miqtë tanë ndërkombëtar, faktori ndërkombëtar të i sheh drejtpërdrejtë kërkesat tona, formën e bllokadës soe mënyrene e bllokadës, që Serbia po e bënë”, ka deklaruar Andin Hoti – Komisioni qeveritar për të zhdukurit.
Sipas Hotit, i cili është pesimist, se Serbia do të ndryshojë në këtë çështje, thotë se lokacioni në Shtaval është i komplikuar.
“Aty mund të ketë një varrezë masive duke pas parasysh se janë parë autobus menjehëre që janë dërgyar, kur janë masakruar e janë zhdukur, por duke pasur parasysh se lokacioni Shtavall është një minierë e madhe që me tonelata dhe hidhe, në baza ditore a javore, hidhen atje”, ka thënë ai.
Megjithatë gjatë dy javëve që u gërmua në Serbi, sipas antropologut, Valon Hyseni, nuk u gjet asnjë mbetje mortore.
Ai thotë se presin që gërmimet në atë pjesë të vazhdojnë në vitin e ardhshëm.
“Për këtë vit besoj që është vonë pasi që janë edhe festat e fundvitit, tash thuajse cdo gjë është në pushim, mirëpo pasi të mirren dëshmitarët prap në pyetje, dhe të shiqohen edhe informacionet shtesë, ne sërish do të institojmë që të kthehemi, në atë territor, për arsye se derisa të ka informacione, që mund të ketë dicka në atë lokacion, ne do të bëjmë të pamundurën që të rikthemi, prap dhe të gërmojmë sërish”, ka deklaruar Hyseni.
Në Kizhevak të Serbisë, më 2020 ishin gjetur eshtrat e një numri të civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë, 5 vite pas gërmime që ishin bërë aty.
Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, në varrezat masive në Serbi janë gjetur trupat e rreth njëmijë kosovarëve të vrarë, raporton RTVD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri