Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se Evropa është në rrezik dhe se plani evropian mund të dëmtohet nëse presidenti rus, Vladimir Putin, fiton në Ukrainë dhe “nëse vazhdon situata në Gaza”.
Këto deklarata, Borrell i dha përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social X, transmeton Telegrafi.
“Evropa është në rrezik. Nëse e lëmë Putinin të fitojë në Ukrainë, nëse lejojmë që tragjedia e vazhdueshme të vazhdojë në Gaza, projekti evropian mund të dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme”, deklaroi ai.
Europe is in danger.
If we let Putin win in Ukraine, if we let the ongoing tragedy continue in Gaza, the European project could be irretrievably damaged.
Let’s roll up our sleeves to avoid it.@Grand_Continent https://t.co/Sxj3BYmWUx
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 20, 2023
“Le të përveshim mëngët për ta shmangur këtë”.
Ndryshe, janë bërë pothuajse dy vjet prej kur filloi konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, në atë që Putini e quan “operacion special ushtarak”.
Përgjatë kësaj periudhe, shumë pak avancime ka pasur në vijën e frontit nga të dyja palët e luftimeve dhe luftimet kryesisht janë të fokusuara në lindje të Ukrainës, gjegjësisht në rajonin Donbas.
Hungaria së fundmi ka bllokuar një pako ndihme të BE-së drejt Ukrainës me vlerë prej 50 miliardë euro.
Një tjetër vëmendje, gjithashtu ka zgjuar edhe konflikti mes Hamasit dhe Izraelit i cili filloi më shumë se dy muaj më parë.
Dëmet me aq sa është raportuar kanë qenë të mëdha në Rripin e Gazës prej kur forcat izraelite filluan bombardimin e rajonit palestinez, si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve që nisi Hamas në Tel Aviv më 7 tetor.
Në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 20 mijë njerëz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251