LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Sveçla: Të njëjtit grup policia ia kishte parandaluar dy herë organizimin e garave me vetura

Aksidenti tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Sveçla: Të njëjtit grup policia ia kishte parandaluar dy herë organizimin e garave me vetura

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media ka folur për rastet e aksidenteve të shumta me fatalitet në Kosovë.

Sveçla ka përmendur rastin e aksidentit tragjik të së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova” ku humbën jetën tre qytetarë dhe aksidentin e mbrëmshëm në Podujevë që rezultoi gjithashtu me një person të vdekur.


Ministri bëri të ditur se në aksidentin e së shtunës, tre qytetarë humbën jetën si pasojë e mbajtjes së garave të jashtëligjshme automobilistike.

“Gara” që përfundoi me tre të vdekur, një muaj paraburgim ndaj dy shoferëve
Lexo po ashtu “Gara” që përfundoi me tre të vdekur, një muaj paraburgim ndaj dy shoferëve

“Në rastin e të shtunës, Policia e Kosovës të njëjtit grup ia kishte parandaluar dy herë organizimin e garave të tilla. Të njëjtit kanë pasur gjoba të njëpasnjëshme për tejkalim shpejtësie e rrezikim, dhe njërit prej tyre i është konfiskuar patentë shoferi për tejkalim shpejtësie dhe filmim e publikim të këtyre garave”, tha Sveçla.

Ai shtoi se këtë vit që po e mbyllim Policia e Kosovës ka shqiptuar 76 gjoba ndaj personave që kanë organizuar gara të jashtëligjshme automobilistike.

“Me drejtorin e policisë kemi diskutuar për masat që duhet të ndërmerren nga policia në raport me organizmat e garave automobilistike të jashtëligjshme, rritjen e sigurinë në trafik, masat lidhur me neglizhencën e zyrtarëve policorë në trajtimin me prioritet të organizimeve të garave të paligjshme”, tha ministri.

Ai shtoi se këtë vit 104 qytetarë kanë humbur jetën në aksidente.

“Duke marrë shkas nga numri i madh i aksidenteve dhe humbjen e jetëve në komunikacion, konsiderojmë ashpërsim të masave dhe realizim të tyre pa asnjë kompromis. Këtë vit kemi humbur 104 qytetarë në aksidente komunikacioni, duke përfshirë edhe këmbësorë”, ka shtuar Sveçla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Lajme
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin

Lajme
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe

Politikë
Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori