Mourinho tregon arsyen e largimit të Salah dhe De Bruyne, gjatë kohës sa ishte trajner i Chelseat
Trajneri portugez Jose Mourinho ka treguar pse Kevin de Bruyne dhe Mohamed Salah u larguan nga Chelsea gjatë kohës që ai ishte trajner i skuadrës londineze.
De Bruyne dhe Salah iu bashkuan Chelseat në vitin 2012, vetëm për t’u larguar nga “Stamford Bridge” në 2014 pas një serie huazimesh tek disa ekipe.
Në vitin 2015, belgu u rikthye në Ligën Premier ku nënshkroi për Manchester Cityn, ndërsa Salah iu bashkua Liverpoolit një vit më vonë dhe të dy hynë në histori si legjenda të kampionatit anglez.
Supozimi i zakonshëm është se Mourinho ka vendosur se ata nuk janë të mirë për stilin e tij të lojës, por portugezi shpjegoi në podkastin Obi One se kjo nuk është e vërtetë.
“Ata u larguan sepse donin të largoheshin. Ata u larguan sepse nuk donin të prisnin që t’iu vinte shansi”, ka thënë Mourinho fillimisht.
“Historia ka dëshmuar se ky ishte opsioni i tyre më i mirë sepse në vazhdim patën një karrierë të mirë, por ndonjëherë lojtarët si ata nuk kanë durim dhe të presin momentin e duhur, kështu që karriera e tyre shkon në një drejtim tjetër. Kur njerëzit më thonë “ti e lejove Salah të shkojë”, unë u them krejt të kundërtën”.
“Unë e solla Salah, isha unë që thashë “transferoje atë djalë”. Ai duhej të shkonte nga Bazeli në Liverpool dhe unë luftova që ai të vinte te Chelsea”, vazhdoi tekniku portugez.
“Ai shkoi në Azi për stërvitje, ne shkuam në Indonezi dhe Tajlandë dhe Kevin donte të shkonte në huazim në një klub gjerman. Unë thashë që nuk dua ta lë në huazim dhe se e dua në skuadër”.
“Ai qëndroi me ne dhe ne e filluam sezonin në Ligën Premier, ai luajti në njëmbëdhjetëshen e parë dhe pas ndeshjes së Superkupës kundër Bayernit, që nuk luajti, tha se donte të largohej”, u shpreh Mourinho kur u pyet për largimin e De Bruyne.
Në fund të fundit, largimi i dyshes ishte i duhuri për karrierën e tyre, pasi që të dy kanë arritur suksese mjaft të mëdha me klubet e tyre respektive./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Topi i Artë i Maradonës u shfaq në ankand: Trashëgimtarët e tij po përgatisin një proces gjyqësor
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
Real Madridi si kampion shkatërron Alavesin
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Mbappe i dërgoi një mesazh të fuqishëm presidentit të PSG-së pas përplasjes së ashpër
PSG nuk humbë kohë - gjen zëvendësuesin e Mbappes
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen