LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Mandateve pranon kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës, Kuvendi vendos të enjten për imunitetin e ish-kryeministrit

Këshilli i Mandateve pranon kërkesën e SPAK për arrestimin e Berishës, Kuvendi vendos të enjten për imunitetin e ish-kryeministrit

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin që shqyrtoi sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Këshilli i Mandateve ka pranuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Kuvendi do të vendosë në seancën plenare të 21 Dhjetorit për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Berisha.


Të pranishëm ishin kryetarja e Këshillit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, deputetët e PS-së, Ermonela Felaj, Klotilda Bushka, Bledi Çuçi dhe Arben Pëllumbi dhe nga opozita deputeti Enkelejd Alibeaj. Aty munguan deputetët e tjerë të PD-së që kanë mbështetur Sali Berishën në parlament, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.

Të pranishëm ishin edhe prokurorët e SPAK që kanë në hetim çështjen, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Ish-kryeministri Berisha në një deklaratë për mediat para mbledhjes tha se nuk mund ta pranonte të ishte aty pasi poshtërohet Kuvendi. Ai përfaqësohet nga avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Këshilli rrëzoi kërkesën e avokatëve të Berishës për të pezulluar seancën deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese.

Prokurori Arben Kraja tha se kërkesa e SPAK për autorizim për arrestimin e Berishës vjen pasi ky i fundit nuk u paraqit sipas vendimit të gjykatës para OPGJ-së. Ai u shpreh se në hetimin ndaj Berishës nuk ka asnjë veprim politik./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Drejtësi
Kalo në kategori