LAJMI I FUNDIT:

Nagavci thotë se Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra

Nagavci thotë se Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra

Pas aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, ku tre të rinj humbën jetën, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nagavci theksoi nevojën për ndëshkime më të ashpra në legjislacionin e trafikut rrugor.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo bëri të ditur se po përgatisin një projektligj të ri, i cili synon të rrisë ndjeshëm dënimet për shkelësit e rregullave të trafikut, në përpjekje për të parandaluar incidente të mëtejshme dhe për të rritur sigurinë rrugore.


Arrestimi i dy personave për aksidentin me fatalitet, Prokuroria: Ngarkohen me veprën penale "Rrezikimi i trafikut publik"
Lexo po ashtu Arrestimi i dy personave për aksidentin me fatalitet, Prokuroria: Ngarkohen me veprën penale "Rrezikimi i trafikut publik"

Ministrja shprehu ngushëllimet e saj më të thella për familjet e viktimave të ndjera, Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, duke theksuar se sjellja e papërgjegjshme dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut janë të papranueshme dhe kanë pasoja që nuk mund të zhbëhen.

Ajo shtoi se rritja e ndërgjegjësimit dhe zbatimi rigoroz i ligjit janë hapat kyç për të mbrojtur jetët e qytetarëve në rrugët e Kosovës.

Sipas Policisë, brenda 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori