LAJMI I FUNDIT:

​Vërejtjet e qeverisë, skepticizëm që drafti i Asociacionit mund të ndryshojë

​Vërejtjet e qeverisë, skepticizëm që drafti i Asociacionit mund të ndryshojë

Pavarësisht vërejtjeve që kryeministri Albin Kurti ka thënë se i ka dorëzuar Bashkimit Evropian për draft-statutin e Asociacioni, ka pak shpresë se i njëjti mund të ndryshojë në versionin final.

Partitë opozitare dhe njohësit e procesit të dialogut, thonë që drafti i propozuar nga euro-amerikanët ka shqetësime serioze, pasi sipas tyre, janë disa nene që Asociacionit e bëjnë me një super strukturë ekzekutive.


Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, thotë  se statuti i Asociacionit do të duhej të bëhej nga pala kosovare, pasi kjo është një çështje e brendshme e Kosovës.

Ajo është skeptike se në versionin final të draft-statuti të Asociacionit, mund të ndryshojë diçka.

“Drafti i statutit të Asociacionit është dashur të bëhet nga pala kosovare. Ndonëse kryeministri bëri përpjekje që vërejtjet i ka dërguar tek bashkësia ndërkombëtare është vetëm tërheqje nga tema bosht, pasi përgjegjësinë që e ka pasur qeveria që të hartojë draftin e Asociacionit, sot më shumë se lojë fjalësh unë nuk shoh ndonjë ndryshim prej asaj që kemi pa në start. Edhe kryeministri e tha në Kuvend që më kanë thënë ndërkombëtarët që është i mirë dhe që drafti do të jetë i pranueshëm për të gjitha palët. Sa i përket Gjykatës Kushtetuese ajo do të jep përgjigjen e saj”, thotë ajo.

Kritik për këtë draft-statut të Asociacionit është edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Ai thekson për kp se kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta pranojë një dokument të tillë.

“Sa i përket draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe i propozuar nga BE-ja është mjaft shqetësues, i papranueshëm dhe mund të them lirisht se do të federalizojë shtetin e Kosovës. Janë disa nene që e bëjnë ekzekutiv Asociacionin me një super strukturë udhëheqëse dhe që apriori ne nuk guxojmë që të themi të pranojmë një dokument të tillë”, deklaron ai.

Në anën tjetër, analisti politik, Albinot Maloku, thotë që draft-statuti i Asociacionit do të konsiderohet dokument final për BE-në, pavarësisht komenteve të qeverisë.

“Rekomandimet thelbësore që i janë bërë qeverisë së Kosovës ka qenë që vendi të ketë një draft-statut të vetin. Tani kemi situatën kur BE-ja e ofroi këtë draft statut dhe nëse ngelet ai draft që ka dal në medie, konsideroj se është dokument për shqetësim. Në këtë rrafsh pavarësisht se Asociacioni është obligim për Kosovën, mirëpo si pasojë e veprimeve dhe hapave politik kemi pruar situatën që BE-ja e ofroi këtë dokument i cili në një formë ose jo është dokument përfundimtar për BE-në, pavarësisht hapësirës që i është dhënë që i njëjti t’i konsultohet Gjykatës Kushtetuese për përputhshmërinë e vet me sistemin juridik kushtetues të vendit”, deklaron ai.

Emisarët euro-amerikanë më 21 tetor, kanë dorëzuar Qeverisë se Kosovës një draft-statut të Asociacionit.

Megjithëse nga kryeministri Kurti i njëjti është konsideruar më i avancuar, i njëjti ka dorëzuar vërejtjet e tij për këtë draft, mirëpo për të cilat ende nuk ka marrë përgjigje nga Bashkimi Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Brenda bazës së njësisë “K9” të Policisë së Kosovës, shembullit të partneritetit njeri – qen

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori