LAJMI I FUNDIT:

Joao Felix shpjegon arsyen pse nuk festoi fare te goli i shënuar ndaj Valencias

Joao Felix shpjegon arsyen pse nuk festoi fare te goli i shënuar ndaj Valencias

Joao Felix kaloi Barcelonën në epërsi ndaj Valencias, por të gjithë u çuditën kur portugezi pas shënimit të golit nuk festoi fare.

Në fakt sulmuesi portugez qëndroi i shtangur për disa sekonda duke buzëqeshur dhe vetëm pasi mori konfirmimin nga gjyqtari anësorë se nuk ka të bëj me pozitë jashtë loje filloi të festonte me shokët e skuadrës.

Felix u pyet pas ndeshjes se pse nuk festoi fare dhe ai ka dhënë një shpjegim se në ditën e sotme kur është VAR-i në dispozicion shpesh herë golat anulohen.


A po e mbështesin futbollistët Xavin? Pedri thyen heshtjen dhe tregon qëndrimin e futbollistëve
Lexo po ashtu A po e mbështesin futbollistët Xavin? Pedri thyen heshtjen dhe tregon qëndrimin e futbollistëve

“Festimi i një goli këto ditë mund të të lërë me një shije të hidhur, sepse më pas anulohet për pozicion jashtë loje ose ndonjë faull të pesë minutave më parë”.

“Nuk e dija nëse Raphinha ishte jashtë loje apo jo dhe kjo ishte arsyeja që fillimisht vetëm prita konfirmimin”, ka deklaruar sulmuesi portugez pas ndeshjes.

Përkundër golit nga Felix, Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 nga udhëtimi në Mestalla përballë Valencias. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori