LAJMI I FUNDIT:

​Po i merrte 42-vjeçarit 5 mijë dollarë duke e kërcënuar, arrestohet i riu në Durrës

​Po i merrte 42-vjeçarit 5 mijë dollarë duke e kërcënuar, arrestohet i riu në Durrës

Një 25-vjeçar nga Durrësi u kap në flagrancë, derisa duke e shtantazhuar një person tentoi t’ia merrte 5 mijë dollarë.

Arrestimi i tij ndodhi në një lokal në zonën e plazhit, ku i riu kishte kërkuar të takohej me subjektin që shantazhonte për të kryer dorëzimin e parave.

Në shënjestër të 25-vjeçarit ishte vënë një 42-vjeçar. I kthyer në problem real përmes kanosjes së jetës dhe pasurisë, i shantazhuari ka kërkuar ndihmën e policisë e cila ka ndërhyrë në kohën e dorëzimit të parave dhe prangosur të riun.


Në njoftimin e saj policia vendore Durrës bëri me dije se është gjithnjë në shërbim të qytetarit, duke reaguar menjëherë ndaj kallëzimeve të qytetarëve, për të garantuar liritë dhe të drejtat e tyre, si dhe sundimin e ligjit në territor.

B. D u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Flagranca”.

Ai kanoste vazhdimisht nëpërmjet celularit shtetasin 42-vjeçar, për t’i dhënë para, dhe policia organizoi punën duke ndërhyrë në kohë. Shërbimet e policisë e arrestuan të riun në flagrancë teksa po i merrte 5 mijë dollarët në lokal.

42 vjeçari ishte kanosur disa herë, nëpërmjet celularit, për dhënie parash.

Shuma e parave u sekuestrua si provë materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Ndaj të arrestuarit janë ngritur akuzat për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. /Tch/Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori