Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po vlerësojnë se buxheti i miratuar për vitin 2024, e që kap vlerën mbi 3.3 miliardë euro nuk është buxhet i zhvillimit dhe i mirëqenies sociale.
Anëtari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Abelard Tahiri (PDK) në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se Qeveria ka marrë guximin t’i ndëshkojë komunat.
“Ky është buxhet i diskriminimit te qytetarëve të Kosovës mbi baza partiake. Për herë të parë në historinë e Kosovës, një qeveri e merr guximin t’i ndëshkojë mbi 2/3 e komunave vetëm për shkak që nuk e kanë votuar partinë në pushtet. Ky segregim dhe ky ndëshkim i qytetarëve është i turpshëm dhe e shpërfaq natyrën inatçore dhe autoritare të kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij”, theksoi ai.
Tahiri pohon se për PDK-në ky nuk është buxhet i zhvillimit ekonomik.
“Ky është buxhet i asistencës sociale. Duke mos pasur ide dhe plan për zhvillimin e vendit, duke pasur shumë skandale korruptive në qeverisje, qeveria e Albin Kurtit po mundohet ta amortizojë pakënaqësinë e përgjithshme qytetare me anë të lëmoshës dhe ndihmave sociale”, ka pohuar mes tjerash Tahri.
Mes tjerash, Tahiri ka potencuar se “Kosova ka nevojë për buxhet gjithëpërfshirës zhvillimor që do të nxiste vende të reja pune dhe jo për buxhet të segregimit dhe lëmoshës”.
Që buxheti nuk është ndarë në mënyrë të barabartë, konsideron edhe anëtari tjetër i Komisionit për Ekonomi, Pal Lekaj (AAK).
Lekaj në një deklaratë për Telegrafin, pohon se buxheti i miratuar për vitin 2024 nuk i përfaqëson kërkesat e qytetarëve.
“Buxheti i vitit 2024-të i miratuar nga Qeveria Kurti është buxhet më i pabarabartë i bërë ndonjëherë për qytetarët, komunat dhe institucionet e Kosovës, Ky buxhet prej 3 miliardë eurove nuk përfaqëson kërkesat dhe nevojat e sindikatave të vendit, të shoqërisë civile dhe agjencive të shtetit. Ky buxhet nuk përfaqëson kërkesat dhe nevojat në investimeve kapitale, projekteve, çerdheve, shkollave, shesheve, parqeve, ujësjellësve të fshatrave e komunave të vendit tone”, potencoi ndër tjera ai.
Deputeti Lekaj thekson se “ky buxhet i miratuar nuk përmban rritjen e pagës dhe sigurimeve shëndetësore të policëve, mjekëve, zjarrfikësve, mësimdhënësve, gjyqtarëve e kategorive të tjera”.
Sipas Lekaj, në buxhet nuk përfshihet rritja e shumës buxhetore për pensionistët, fëmijët e kategoritë tjera sociale.
“Në këtë buxhet nuk përfshihen asnjë nga premtimet elektorale të Qeverisë Kurti, që nënkupton një gënjeshtër të madhe ndaj qytetarëve sa ishte në opozitë dhe tani në pushtet. Ky buxhet nuk ka asnjë projekt të madh shtetëror i cili do të mundësonte hapjen e vendeve të punës, zhvillimin ekonomik dhe ndaljen e ikjes së të rinjve”, shton ndër tjera ai.
Lekaj tha se Qeveria ka diskriminuar komunat me buxhetin e planifikuar për vitin 2024.
“Ky buxhet i miratuar është buxhet vetëm për komunat që udhëhiqen nga VV-ja, duke diskriminuar të gjitha komunat e tjera. Për fund, nuk është demokratike dhe është jo drejtë që buxheti i shtetit të bëhet në këtë formë veç pse pushteti i ka numrat në komisione e seancë parlamentare. Ky është abuzim me pushtetin dhe me të drejtat ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim”.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ditën e enjte ka miratuar buxhetin për vitin 2024, që kap vlerën mbi 3.3 miliardë euro.
Ky buxhet do të jetë i paraparë për disa dikastere të cilat janë: për mbrojtje dhe siguri, për arsim, infrastrukturë, për energji, për komuna, për lehona dhe fëmijë, për infrastrukturë sportive për lojërat Mesdhetare 2030 dhe për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Në kuadër të planifikimit bëhet e ditur se 860 milionë euro janë ndarë për infrastrukturë dhe kapacitete të reja energjetike dhe 742 milionë euro për komuna, prej të cilave 635 milionë euro grante nga Qeveria.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se buxheti prej mbi 3.3 miliardë euro, është për 35% më i lartë se buxheti i mëhershëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje