Allegri i kënaqur me lojën e futbollistëve përkundër barazimit ndaj Genoas
Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim nga udhëtimi në Genoa, duke luajtur baras 1-1.
Bardhezinjtë kësisoj humbën mundësinë të marrin pozitën e parë në tabelë, me Genoan që morën një pikë shumë të vlefshme.
Massimiliano Allegri ka folur pas ndeshjes, duke thënë se skuadra e tij është dashur të jetë më efikase.
“Nuk ishte e thjeshtë, bëmë një paraqitje të mirë, por për të qëndruar në krye duhet të jemi më efikasë”.
“Kundërshtari duhet vrarë sepse pastaj të ndodh një rast kundër dhe pëson gol. Duhet kthjelltësi por është një pikë e rëndësishme, vazhdojmë serinë pozitive”, tha Allegri.
Allegri tutje tha se është i kënaqur me gjykimin në këtë ndeshje nga gjyqtari italian Davide Massa.
“Massa bëri mirë, jam i lumtur dhe nuk jap gjykime sepse nuk është puna ime. Ka gjithmonë episode që vlerësohen një mënyrë ose një tjetër, nuk ka një udhëzues, 6-7 vite më parë na u anulua një gol i tillë. Normale që nuk ka uniformitet, janë raste subjektive”, tha Allegri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aro Muric mund të mbetet pjesë e Ligës Premier – ekipi i njohur shfaq interesim për yllin kosovar
Man City çuditërisht po e shet një top yll që luan në ekipin e parë – Fabrizio Romano publikon detajet
Marcus Rashford thyen heshtjen me një koment befasues pasi u la jashtë listës për Euro 2024
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251