LAJMI I FUNDIT:

Mirë se vini në Rusinë e Putinit 2023 – njerëzit presin në radhë në të ftohtë për të gjetur vezë të lira, skena si nga “apokalipsi”

Mirë se vini në Rusinë e Putinit 2023 – njerëzit presin në radhë në të ftohtë për të gjetur vezë të lira, skena si nga “apokalipsi”

Inflacioni po rritet, lufta në Ukrainë është në lëvizje të plotë, Rusia nën sanksione – ja si duket situata aktuale në vendin e udhëhequr nga presidenti rus Vladimir Putin.

Qytetarët rusë po përballen me vështirësi për të vënë në tavolinë ushqimet bazë, vezët, transmeton Telegrafi.

Rusia është përballur me inflacion të lartë pas një rritjeje dyshifrore në vitin 2022. Çmimet për vezët janë rritur me 42.4 për qind që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave nga shërbimi federal i statistikave Rosstat.


Në qytetin jugor të Belgorodit, blerësit po prisnin në radhë për të blerë vezë në një treg ku 10 vezë kushtonin 65 rubla (0.72 dollarë) në krahasim me ato në supermarket të cilet shiten për më shumë se 150 rubla (1.67 dollarë), transmeton Telegrafi.

Natalia Chernovolova, një banore e Valuyki-t në rajonin e Belgorodit, tha se çmimet mbi rreth 150 rubla ishin shumë për të.

“Më duhet të kërkoj opsione të tjera, më të lira”, tha ajo. “Sepse vezët nuk na duhen vetëm për Vitin e Ri, për sallatat festive, por edhe për dietën tonë të përditshme”.

Një video e cila tashmë po qarkullon në rrjetin social X, tregon më së miri gjendjen aktuale në Belgorod, ku radhë të gjata të njerëzve ishin krijuar për të blerë vezë më të lira.

Njerëzit aty kishin ishin zgjuar në 7 të mëngjesit për të pritur në radhë, pavarësisht ftohtit.

Sipas informacioneve, disa dyqane madje kishin vendosur kufizim në shitje të vezëve, ku secili konsumator nuk do të mund të blinte më shumë se 20 vezë.

Një video tjetër, gjithashtu demonstronte krizën aktuale të mungesës së vezëve në Rusi.

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi falje të enjten një pensionereje, kur u pyet për çmimin e lartë të vezëve.

Putin ishte paraqitur në një sesioni me pyetje për gazetarët dhe anëtarët e publikut. Pensionerja Irina Akopova, iu adresua presidentit rus përmes një video-lidhjeje.

Ajo tha se çmimet për vezët, për gjoks pule dhe për krahë pule kishin “fluturuar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Azia
Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Azia
I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

Evropa
Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Azia
Kalo në kategori