Avokati Besnik Berisha ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt është një nga krimet e përgatitura me gjakftohtësinë më të madhe në historinë e drejtësisë kosovare.
Në lidhje me këtë vrasje, avokati Berisha ka treguar se në ditën kur policia ka shkuar për ta arrestuar të dyshuarin, bashkëshortin e Liridonës, Naim Murselin i njëjti ka tentuar ta vrasë veten.
“Në ditën kur policia ka shkuar për ta arrestuar, Naimi rezulton që ka tentuar të marrë armën e Kushtrimit Kokallës që ta ekzekutojë veten. Nëse kjo që po parashtroj unë është e vërtetë, Naimi e ka problem të përballet me krimin, ka ndryshuar teoritë e tij. E kemi parë deklaratat e tij që ka thënë se ka qenë i rrezikuar edhe vetë ai. Vetëvrasjet kanë ndodhë edhe në gjykatat ndërkombëtare, është e pamundur ta ruash dikë 24/7. Uroj që të gjithë të gëzojnë shëndetin e të përgjigjen për atë që kanë bërë”, ka thënë Berisha, për RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se veprimet hetimore për të ndjerën, Liridonën janë duke vazhduar ende.
“Policia ka qenë efikase, është shoqëruar me varg veprimesh tjera. Nuk ishte bindëse alibia e grabitjes. Është një grup elitar i policëve, njësiti i grabitjeve që e ka marrë rastin për shkak që është raportuar si rast i tillë, veprimet hetimore janë duke vazhduar ende”, ka vijuar ai.
Avokati Berisha ka thënë se për këtë vrasje në fillim është planifikuar një aksident.
“Nuk ka pasur një kurdisje të tillë të një krimi makabër në historinë e drejtësisë kosovare, është një krimet më të gatuara me gjakftohtësinë më të madhe nga njerëzit e afërm që fillimisht të gostitin për darkë njëjtën darkë ftojnë edhe vrasësin e dyshuar dhe e gjitha ndodhë përballë fëmijëve. Nëse kjo është e vërteta, të tilla prita ka pasur për burra, por jo për gra. Secili ka krim ka shpjegim, vetë ndodhia e tij tregon se nuk është diçka e re, por që motivi duhet të jetë kogja i fortë që ka quar deri në një ekzekutim të tillë. Për këtë vrasje u planifikuar një aksident”, ka shtuar ai. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Flamuri shqiptar mungonte në Muzeun e Alfabetit, Arsllani: Lëshim i vogël, kemi pak të punësuar
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje