LAJMI I FUNDIT:

Pa gola në pjesën e parë mes Dinamos dhe Ballkanit

Pa gola në pjesën e parë mes Dinamos dhe Ballkanit
Foto: Arkiv/FC Ballkani/Facebook

Ka përfunduar pjesa e parë pa gola mes Dinamo Zagrebit dhe Ballkanit në kuadër të rrethit të fundit në Ligën e Konferencës.

Vendasit e nisën më mirë takimin, duke krijuar një dominim të lehtë, por që gjërat ndryshuan shpejtë.


Ballkani filloi dalëngadalë të bënte lojën e vetë, ndërsa Edvin Kuç lëshoi një rast të artë shënimi në minutën e 16-të.

Në minutën e 31-të, Ilir Daja u detyrua të bënte zëvendësim, pasi Nazmi Gripshi pësoi lëndim dhe në vend të tij u fut Marsel Ismailgeci.

Ishte një lojë tejet e hapur nga të dyja anët, por që golat munguan.

Në 45 minutat e dytë me shumë gjasë do të ketë së paku një gol, me dy ekipet që synojnë të fitojnë.

Ballkani duhet të fitojë me patjetër këtë duel dhe të shpresojë që Viktoria Plzen të mbajë së paku Astanën me barazim, për të kaluar në play-offin e Ligës së Konferencës. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore