Këngëtarja e njohur shqiptare Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, ka bërë së fundmi një reagim publik kundrejt modeles Juliana Nura.
Pas eleminimit të Xhulit nga programi i shumë shikuar “Dancing With The Stars Albania”, bukuroshja nga Drenica ka pasur akuza të shumta në disa paraqitje televizive, ku ka thënë mes të tjerash se nuk e meritonte të eliminohej dhe se mendon që çmimi i parë është i shitur.
Fifi hodhi poshtë akuzat që Juliana ka bërë se ajo dhe të tjerët ishin përgjegjës për eleminimin e saj nga spektakli.
“E dashur Xhuliana Nura nuk te hoqa unë nga ‘DWTS’ e as Arnita, as Atalanta, as Enxhi, as Irgeni, as Eni e as Sardi. Nga ‘DWTS’ hoqe veten pikërisht se nuk i dhe këmbëve po gojës”, shkroi Fifi në postimin e saj.
Fifi, e cila është e njohur për përkushtimin e saj ndaj artit dhe muzikës, ka kritikuar Juliana Nurën për ndjenjat e saj dhe reagimet pas eleminimit, duke iu bërë thirrje atij të mos njollojë punën dhe sakrificën e saj. “Më vjen shumë keq që nuk e shijove këtë eksperiencë dhe që nuk e more më të mirën,” shtoi Fifi, duke iu referuar përvojës në ‘DWTS’.
Në reagimin e saj të ndarë me ndjekësit në InstaStory, Fifi theksoi se juria i kritikon të gjithë pjesëmarrësit pa përjashtim, që përfshinë edhe Juliana Nurën, dhe se pikët që ajo ka marrë kanë qenë bazuar në performancën e saj.
“Po fitova, do fitoj se punova shumë fort dhe e kam një publik që po kënaqen me mua”, deklaroi Fifi, duke lënë të kuptohet se suksesi në këtë spektakël është rezultat i punës dhe mbështetjes së publikut, dhe jo si favorizim nga televizioni Top Channel i cili edhe organizon spektaklin.
Ky reagim publik ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ndjekësve të të dyja figurave publike, duke lënë hapësirë për interpretime dhe diskutime të mëtejshme rreth dinamikës së konkurrencës në programe të tilla televizive dhe ndikimit të tyre në karrierat e pjesëmarrësve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ledion Liço përshkruan rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania 3, para finales së madhe
“Më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin” – Reagon Bora Zemani pas fjalëve të Romeos
Ylli i Victoria’s Secret, Elsa Hosk tregon figurën e saj shumë të tonifikuar me bikini në Karaibe
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251