LAJMI I FUNDIT:

Xhuli me akuza të forta për Ilir Shaqirin pas eliminimit nga DWTS: Njeri negativ me shaka seksiste

Xhuli me akuza të forta për Ilir Shaqirin pas eliminimit nga DWTS: Njeri negativ me shaka seksiste
Foto: Dancing With The Stars/YouTube

Pas eliminimit të saj nga spektakli “Dancing with the Stars Albania”, modelja Juliana Nura nuk ka hezituar të shprehë zhgënjimin dhe habitjen e saj lidhur me vendimet e jurisë dhe veçanërisht me qëndrimin e kryetarit të jurisë, Ilir Shaqiri.

Gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Pardon my french”, Juliana bëri të qartë ndjenjat e saj duke u shprehur: “Gjithë publiku është zhgënjyer nga dalja jonë, por kjo ishte zgjedhja e jurisë. Kam qenë shumë e zhgënjyer dhe e tronditur gjatë këtyre tri-katër ditëve që kanë kaluar; vërtet nuk e prisja. Ishim këtu për të fituar”.


Në një intervistë të mëhershme në emisionin “DWTS Fan Club”, Xhuli vazhdoi të shprehej në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë për përvojën e saj.

Ajo rrëfeu se si ndihej e shokuar nga mënyra se si juria, dhe në veçanti Ilir Shaqiri, e kishin vlerësuar performancën e saj, ndërsa e akuzoi atë për atmosferë toksike dhe negative.

Xhuli eliminohet nga 'Dancing With The Stars Albania'
Lexo po ashtu Xhuli eliminohet nga 'Dancing With The Stars Albania'

Në emisionin “Pardon my french”, kur u pyet nëse pendohet për deklaratat e saj të mëparshme, Juliana u përgjigj me vendosmëri: “Jo, asnjëherë! Unë jam personi që kur diçka e them, qëndroj pas fjalëve të mia dhe nuk flas pa pasur baza. Edhe tani e përsëris, Iliri më duket shumë negativ dhe nuk më pëlqejnë ‘sex jokes’ [shakatë seksiste] që bën”.

Xhuli përndryshe gjatë përvojës së saj në konkursin e vallëzimit, arriti që për javë të tëra të sjellë performanca nga më të ndryshmet në krah të partnerit të saj, balerinit Dion Gjinika. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori