Nga: Roger Waters (Pink Floyd, 1975)
Përktheu: Besnik Hamiti
Pra, ta merr mendja se mund të dallosh
Parajsën nga Ferri
Qiejt e kaltër nga dhembja
A mund ta dallosh fushën e blertë
Nga binari i ftohtë prej çeliku
Buzëqeshjen nga velloja
Ta merr mendja mund t’i dallosh?
A të bënë t’i këmbesh
Heronjtë për fantazmat
Hirin e nxehtë për lisat
Ajrin përcëllues për puhizën e freskët
Rehatinë e akullt si këmbim
A e këmbeve
Rolin episodik në luftë
Për rolin kryesor në një kafaz?
Sa do të doja
Sa do të doja të ishe këtu
Jemi dy shpirtra të humbur
Që notojnë në akuarium peshqish
Vit pas viti
Duke u sorollatur në të njëjtën tokë
Çfarë kemi zbuluar?
Frikën e kamotshme
Sa do të doja të ishe këtu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251