Një grua nga Australia, e cila i kaloi njëzet vjet në burg pasi u shpall gabimisht fajtore për vrasjen e katër fëmijëve të saj, tashmë i janë rrëzuar zyrtarisht dënimet. Avokatët e saj kërkuan dëmshpërblim të konsiderueshëm, shkruan CNN.
Kathleen Folbigg u fal dhe u lirua në qershor të këtij viti me rekomandimin e gjyqtarit Tom Bathurst, i cili rishqyrtoi të gjitha provat e paraqitura në gjyqin e saj në vitin 2003 dhe gjeti “dyshim të arsyeshëm” për pafajësinë e saj, transmeton Telegrafi.
Por një vendim zyrtar nga Gjykata e Apelit Penal të Uellsit të Ri Jugor ishte i nevojshëm për të rrëzuar dënimin, dhe një panel gjyqtarësh vendosi se ajo duhet të lirohet nga të gjitha akuzat.
Folbigg e emocionuar falënderoi të gjithë ata që punuan pa u lodhur për të bindur qeverinë dhe sistemin ligjor të NSW, se provat e reja shkencore garantonin një hetim të ri mbi pretendimet e saj.
Folbigg u dënua në vitin 2003 për tre akuza për vrasje dhe një akuzë për vrasje nga pakujdesia pas vdekjes së katër foshnjave të saj nga viti 1989 deri në 1999.
Nuk u dha asnjë provë fizike që ajo i vrau, por juria ishte e bindur se shanset që të gjithë të vdisnin për shkaqe natyrore ishin aq të pakta sa duhej të ishte vrasje. Disa pjesë të ditarit të saj janë interpretuar edhe si pranim faji.
Në vitin 2019, një hetim mbi dënimet e saj zbuloi se nuk kishte asnjë dyshim të arsyeshëm se ajo kishte kryer krimet. Por vetëm në vitin 2022 shkencëtarët zbuluan një gjen mutacion të panjohur më parë në dy vajzat e saj, i cili mund të kishte qenë fatal.
Provat dhanë një shpjegim gjenetik për vdekjen e fëmijëve, gjë që krijoi një dyshim të arsyeshëm për fajin e saj dhe ishte e mjaftueshme për të bindur gjykatësin që të rekomandonte faljen e saj.
Foshnja e parë Caleb vdiq në 1989, e ndjekur nga Patrick në 1991, Sarah në 1993 dhe Laura në 1999. Tre vdekjet e para fillimisht iu atribuuan sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS), një term që përdoret kur foshnjat nën moshën një vjeç vdesin pa ndonjë arsye të dukshme.
Në moshën 18 muajshe, Laura ishte më e madhja nga fëmijët e saj, e policia filloi një hetim pasi një patolog mjekoligjor e etiketoi shkakun e vdekjes së saj si “të papërcaktuar”.
Nëna u akuzua dhe u dënua, mediat e shpallën atë “vrasësen serike më të keqe në Australi”, shkruan CNN, duke shtuar se Folbigg u dënua bazuar në supozimin e rremë të një pediatri të diskredituar britanik, i cili pretendoi se një vdekje e papritur e një foshnje në familje është një tragjedi, dy janë të dyshimta dhe tre vdekje janë vrasje.
Avokatja Rhanee Rego tha se ekipi ligjor i nënës së dënuar gabimisht tani do të kërkojë dëmshpërblim, të cilat ajo parashikoi se do të ishin të konsiderueshme.
“Nuk jam gati të jap një shifër, por do të jetë më e lartë se çdo pagesë domethënëse që është bërë më parë”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Strategjitë e fshehta të GRU-së dhe FSB-së në Ballkan, Mandiq: Rusia paraqet gjithmonë rrezik
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump thotë se beson se SHBA do të 'marrë Grenlandën'
Trump thotë se mund të shqyrtojë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite