Kryeministri i ri polak, Donald Tusk zbuloi vizion pro-Bashkimit Evropian dhe premtoi mbështetje të fortë për Ukrainën, një ditë pasi mori drejtimin e qeverisë së Polonisë dhe i dha fund sundimit tetëvjeçar nacionalist që përkeqësoi marrëdhëniet me BE-në.
Duke paraqitur planet e qeverisë në parlament, Tusk tha se Polonia do të ishte një aleat besnik i Shteteve të Bashkuara dhe një anëtar i përkushtuar i NATO-s ndërsa sinjalizoi vendosmërinë për të përmirësuar lidhjet e Varshavës me Brukselin pas vitesh grindjeje mbi çështjet që ndryshojnë nga pavarësia e gjyqësorit deri te të drejtat e LGBTI-së.
“Polonia do të rifitojë pozicionin si lider në Bashkimin Evropian. Polonia do të ndërtojë forcën e saj, pozicionin që meriton”, tha ai duke premtuar më vonë se do të “sjellë miliarda euro” nga Brukseli.
Komisioni Evropian, ekzekutivi i BE-së, vuri në pritje fonde të konsiderueshme të destinuara për Poloninë kur partia nacionaliste “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) ishte në pushtet për shkak të shqetësimeve mbi sundimin e ligjit, raporton reuters.
Polonia ka marrë miratimin për të pasur qasje në 5.1 miliardë euro (5.5 miliardë dollarë) në paradhënie si pjesë e një programi të BE-së për të inkurajuar ndalimin e importit të karburanteve fosile ruse.
Por, pjesa tjetër e një totali prej 59.8 miliardë eurosh të fondit të tranzicionit të gjelbër dhe rimëkëmbjes së COVID-19 është ngrirë derisa Varshava të zhbëjë një ligj, i cili kritikët thonë se minoi pavarësinë e gjykatave.
Tusk, 66 vjeç, premtoi gjithashtu se qeveria e tij do ta bënte mbrojtjen prioritet dhe do t’i respektonte kontratat e armëve të nënshkruara më parë.
PiS doli i pari në zgjedhjet e 15 tetorit, por i mungonte shumica e nevojshme për ta bërë këtë pasi të gjitha partitë e tjera përjashtuan mundësinë e punës me të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj