LAJMI I FUNDIT:

Juventus bën gati ofertën për talentin ukrainas të Shkahtar Donetsk

Juventus bën gati ofertën për talentin ukrainas të Shkahtar Donetsk

Juventus raportohet sa janë duke ndjekur nga afër mesfushorin e Shakhtar Donetsk, Heorhiy Sudakov, vlera e të cilit në treg momentalisht qëndron rreth 30 milionë euro.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, “Zonja e Vjetër” dhe drejtori sportiv Cristiano Giuntoli kanë thurur një plan për ta sjellur 21-vjeçarin në Turin gjatë janarit, por vetëm nëse Shakhtar pajtohet të arrijë një marrëveshje sipas kushteve të vendosura nga Juventus.

Me Paul Pogban i cili me shumë gjasë do të marrë një dënim disavjeçar dhe me Nicolo Fagiolin që nuk do të rikthehet para fundit të sezonit 2023/2024, Juventusi kanë nevojë për përforcime në mesfushë, por njëherë do të duhej që të bënin shitje për të mbledhur fondet e nevojshme.


Reprezentuesi anglez Samuel Iling-Junior së bashku me Matias Soule dhe Kenan Yildiz, janë kandidatët potencialë për largim nga “Bianconerët”.

Iling-Junior thuhet se ka rënë në sy të disa klubeve në Ligën Premier, të cilat do të duhej të paguanin rreth 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Juventusi po tenton transferimin e një mesfushori për 55 milionë euro
Lexo po ashtu Juventusi po tenton transferimin e një mesfushori për 55 milionë euro

Nëse Juventusi arrin të shesë lojtarë për çmime të arsyeshme gjatë janarit, atëherë me shumë mundësi do të kishte prurje të reja.

Sudakov mbetet në krye të listës së dëshirave për Juventusin, por edhe mesfushori i Atletico Madridit, Rodrigo De Paul mbetet po ashtu një opsion i mundshëm./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

La Liga
Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

La Liga
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10

Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10

La Liga
Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Paris 2024: Australia e para, Kina dhe SHBA-të pas tyre

Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Paris 2024: Australia e para, Kina dhe SHBA-të pas tyre

Sport
Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ndërkombëtare
Kalo në kategori