LAJMI I FUNDIT:

Manchester United po synon transferimin e një ylli nga City

Manchester United po synon transferimin e një ylli nga City

Manchester United është duke kërkuar ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të dimrit.

Shumë futbollistë kanë përfunduar në listën e dëshirave të United dhe njëri nga ta është edhe Kalvin Phillips që luan për rivalin lokal Manchester City.


Erik Ten Hag synon ta përforcojë repartin e mesfushës dhe e sheh Phillipsin si futbollistin ideal për skemat që ai përdor.

Mesfushori anglez është i destinuar të largohet nga Etihad Stadium në janar, pasi Pep Guardiola i ka bërë të qartë se nuk e ka në plane për pjesën e mbetur të sezonit.

28-vjeçari ka luajtur vetëm tetë ndeshje këtë sezon ku ka në total 216 minuta dhe United po kërkon ta shfrytëzojë këtë mundësi për transferimin e tij.

Phillips dëshiron të mbetet në Angli, dy skuadra në garë të ashpër për të
Lexo po ashtu Phillips dëshiron të mbetet në Angli, dy skuadra në garë të ashpër për të

Megjithatë City nuk do ta lejoj largimin e yllit të skuadrës pa u paguar një shumë prej rreth 45 milionë euro dhe kampioni në fuqi synon që lojtarin ta shes në një kampionat tjetër.

Gjithsesi United do të tentojë transferimin e tij në janar, edhe pse në garë janë edhe Bayern Munich, Liverpool, Newcastle United dhe Juventus. /Telegrafi/