LAJMI I FUNDIT:

Liverpool rrit interesimin për shërbimet e sulmuesit të Hoffenheimit

Liverpool rrit interesimin për shërbimet e sulmuesit të Hoffenheimit

Sulmuesi i Hoffenheimit, Maximilian Beier, ka pasur një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit duke shënuar pesë gola në elitën e futbollit gjerman.

Performancat e tij të mira kanë tërhequr interesimin e disa klubeve nga Liga Premier, duke përfshirë këtu Brentford, Everton dhe Liverpoolin.


Për të larguar interesimin e këtyre klubeve, Hoffenheimi është duke bërë përpjekje që të rinovojë kontratën e Beier e cila momentalisht është e vlefshme deri në vitin 2025 dhe ka të përfshirë një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurove.

Sipas gazetës gjermane Kicker, Hoffenheimi kanë shprehur interesimin për ta shpërblyer atë me një rritje të pagës për shkak të paraqitjeve të tij të mira.

Vjen nga Bundesliga, Liverpooli ka gati milionat për zëvendësuesin e Joel Matip
Lexo po ashtu Vjen nga Bundesliga, Liverpooli ka gati milionat për zëvendësuesin e Joel Matip

Beier, i cili është produkt i akademisë së Hoffenheimit ka përfaqësuar Gjermaninë në grupmoshat e U21.

Ai ka shpenzuar dy sezone si huazim tek Hannover 96 aty ku shënoi 15 gola dhe bëri shtatë asistime në 68 paraqitje.

Mes dyshimeve për të ardhmen e Mohamed Salah i cili së fundmi është lidhur me një kalim në Arabinë Saudite, drejtuesit e klubit janë vënë në kërkim të një sulmuesi të ri dhe siç duket Beier është njëri ndër objektivat kryesorë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

Veprim i turpshëm i Real Madridit ndaj Toni Kroosit me t’i përfunduar kontrata

La Liga
BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

BBC u tall me Ronaldon, i vendosi një “emër të ri” pas penalltisë së humbur ndaj Sllovenisë

Përfaqësueset
Tifozët mendojnë se kanë gjetur arsyen e vërtetë pse Ronaldo shpërtheu në lot ndërsa shfaqen pamjet e reja

Tifozët mendojnë se kanë gjetur arsyen e vërtetë pse Ronaldo shpërtheu në lot ndërsa shfaqen pamjet e reja

Përfaqësueset
Jose Mourinho përforcon mbrojtjen e Fenerbahces me ish-yllin e Ligës Premier

Jose Mourinho përforcon mbrojtjen e Fenerbahces me ish-yllin e Ligës Premier

Ligat tjera
Arsenali i gatshëm ‘të thyejë bankën’ për transferimin e top yllit të Barcelonës

Arsenali i gatshëm ‘të thyejë bankën’ për transferimin e top yllit të Barcelonës

Premier League
Dështimi i pabesueshëm i VAR-it eliminoi SHBA-të nga Copa America, Pulisic u çmend me gjyqtarët pas ndeshjes

Dështimi i pabesueshëm i VAR-it eliminoi SHBA-të nga Copa America, Pulisic u çmend me gjyqtarët pas ndeshjes

Përfaqësueset
Kalo në kategori