Lëvizja Vetëvendosje thotë se në janar të këtij viti Qeveria u zotua se do t’i mbështeste komunat në lehtësimin e barrës së tatimit në pronë për qytetarët, duke filluar nga ata më në nevojë. Por kjo parti akuzon partitë opozitare pse nuk e falën tatimin në pronë, në Komunat që ato drejtojnë.
Për këtë, sipas kësaj partie, Qeveria inicioi ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Në të u përcaktua përfitimi për të gjithë tatimpaguesit nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në shumën 100 euro.
“Por ligji i miratuar nga Kuvend nga mazhoranca e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me partnerët e saj u dërgua në Gjykatë Kushtetuese nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit që vjen nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj. Qëllimi ishte bllokimi dhe vonimi i zbatimit të ligjit, pra faljes deri në 100 euro i tatimit në pronë. Në fund të nëntorit 2023 Gjykata Kushtetuese konkludoi se Ligji nuk kishte asnjë pikë kundërkushtetuese dhe i njëjti hyri në fuqi”, thuhet në reagimin e LVV-së.
Kur në fundin e vitit 2022 kishte hyrë në fuqi përllogaritje e re për tatimin në pronë, subjektet opozitare dhe Kryetarët e Komunave nga radhët e tyre ngritën zërin duke pretenduar se po flisnin në emër të qytetarëve dhe pamundësisë për ta paguar tatimin e rritur, thuhet në këtë reagim.
“Qeveria dhe mazhoranca jonë në Kuvend veproi. Komunat e udhëhequra nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, asambleistët tanë anekënd Kosovës ndërmorën nismën e propozimit në Kuvende Komunale për faljen deri në 100 euro të tatimit në pronë. Por deri tani Qeveria dhe Këshilltarët tanë Komunalë kanë hasur në këto kundërshtime – në Kuvend kundërshtime e mosvotim nga opozita e PDK, LDK, AAK-së, në Gjykatë Kushtetuese nga asociacioni i komunave me përfaqësues të PDK-së dhe mbështetur nga LDK e AAK, në Kuvende komunal kudo që PDK, LDK janë shumicë”, thuhet tutje në reagimin e LVV-së.
Për këtë parti, kjo është një mundësi e humbur që të gjitha këto komuna nuk shfrytëzuan mundësinë e lehtësimit të borxhit të qytetarëve në këtë fundvit përmes ligjit që parashihte faljen e tatimit në pronë deri në shumë 100 euro.
Sipas Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka asnjë shpjegim e arsyetim të qëndrueshëm, të bindshëm apo në favor të qytetarëve për Kuvendet Komunale që drejtohen nga shumica PDK, LDK, AAK për të mos ta zbatuar këtë mundësi që ua dha ligji i iniciuar nga Qeveria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat
Kurti kritikon bllokimin e Ligjit për Fondin Sovran nga Gjykata Kushtetuese: Uroj të mos dalin paralajmërimet e opozitës
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
Kurti kritikon bllokimin e Ligjit për Fondin Sovran nga Gjykata Kushtetuese: Uroj të mos dalin paralajmërimet e opozitës
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit