LAJMI I FUNDIT:

Skautët e Man United kanë mbetur të impresionuar nga lojtari i RB Leipzig

Skautët e Man United kanë mbetur të impresionuar nga lojtari i RB Leipzig

Manchester United është tejet i interesuar në sulmuesin e RB Leipzig, Lois Openda.

Mirror raporton se skautët e United janë impresionuar nga Openda – veçanërisht me formën e sulmuesit në Evropë.


Një marrëveshje në afatin e janarit nuk ka gjasa, por deri në verë gjigantët anglezë duhet të jenë në gjendje të veprojnë.

Manchester United monitoron nga afër situatën e Lois Opendas
Lexo po ashtu Manchester United monitoron nga afër situatën e Lois Opendas

Megjithatë, buxheti i transferimeve të United dhe parametrat e Fair Play Financiar nuk janë zgjidhur ende.

Dhe vështirë se do të jetë një marrëveshje e lirë për të zbarkuar Opendan.

23-vjeçari ka kontratë me RB Leipzig deri në vitin 2028, por që është i hapur për të bërë një hap gjigant në karrierë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=lsYtdiYhlgU&pp=ygUMbG9waXMgb3BlbmRh