Përkundër premtimit për transparencë radikale, Qeveria ende nuk ka plotësuar kriteret minimale të transparencës. Kështu thuhet në raportin “Mungesa e transparencës minimale, përballë premtimit për transparencë radikale”, i publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi të shtunën.
Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, tha se Qeveria aktuale ka ardhur në pushtet me premtimin për “transparencë radikale”.
“Përballë këtyre premtimeve, ligjeve dhe rregulloreve në fuqi dhe nevojës së madhe për transparencë, qeverisja aktuale duket se ende nuk ka arritur standardet minimale të transparencës publike. Aq më pak, një “transparencë radikale”. Gjetjet e Institutit të Kosovës për Drejtësi dëshmojnë se kur po bëhen tri vite që nga ardhja e Qeverisë aktuale në pushtet, institucionet qeveritare ende nuk kanë arritur të plotësojnë standardet minimale të transparencës, e aq më pak një transparence radikale”, theksoi Shala.
Aurela Mërlaku, hulumtuese në IKD, prezantoi gjetjet e raportit duke theksuar se Kuvendit dhe Presidencës i mungojnë të dhënat në lidhje me zyrtarët për qasje në dokumente publike. Po ashtu, sipas saj, këtë obligim nuk e kanë përmbushur as gjysma e dikastereve qeveritare.
“Mungesë e theksuar e transparencës së institucioneve qeveritare vërehet në raport me publikimin e vendimeve të ministrave. Nga të gjitha institucionet qeveritare, të gjitha vendimet e nxjerra janë publikuar vetëm në rastin e Qeverisë. Janë gjithsej 10 ministri të cilat në faqen e tyre zyrtare nuk kanë të publikuar asnjë vendim të nxjerrë nga Ministri. IKD po ashtu gjeti se në shumë raste, faqet zyrtare të ministrive nuk përmbajnë të dhënat e plota në lidhje me Ministrat dhe kabinetet e tyre, përfshirë edhe kontaktet e tyre”, deklaroi Mërlaku.
Tutje, Mërlaku theksoi se në rastin e Qeverisë, problematike del të jetë çështja e kërkesave për qasje në dokumente publike.
“Në kuptim të zbatimit të obligimeve ligjore dhe veçanërisht premtimeve për “transparencë radikale”, problematike del të jetë edhe qasja në dokumente publike. Gjatë periudhës kohore Janar – Shtator 2023, në Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) u parashtruan gjithsej 120 ankesa për qasje në dokumente publike. Në 71 prej këtyre rasteve, qasja në dokumente publike u mundësua vetëm pas parashtrimit të ankesës në AIP, në të cilat raste AIP nxjerri vendime përmbyllëse. Ndërsa, në 17 raste, AIP nxjerri vendime detyruese për qasje në dokumente publike”, shtoi ajo.
Sipas saj, gjatë vitit 2023 dikasteret Qeveritare përkundër obligimit që kanë, nuk publikuan për konsultime publike gjithsej 55 dokumente që detyrimisht duhej t’i nënshtroheshin procesit të konsultimeve publike.
Ajo mes tjerash tha se progresi evidentohet në respektimin e afatit kohor të konsultimeve publike, pasi sipas saj, ky afat është respektuar në të gjitha rastet kur dokumentet janë publikuar për konsultime publike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje