LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Ndryshimet kushtetuese mund të ndodhin deri në fund të këtij mandati

Osmani: Ndryshimet kushtetuese mund të ndodhin deri në fund të këtij mandati

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani thotë se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin deri në fund të këtij mandati.

Sipas tij, tani është momenti ideal për të bërë këto ndryshime, sepse në maj do të jenë edhe zgjedhjet parlamentare evropiane dhe vëmendja do të fokusohet gjëkundi tjetër dhe jo në Ballkan.

Osmani për “TV21” tha se një grup nacionalistësh nuk mund të mbajnë peng një popull të tërë.


I pyetur se a do të bindet edhe opozita për votimin e ndryshimeve kushtetuese, Osmani u përgjigj se mesazhi i sekretarit amerikan të shtetit ndaj OBRM-PDUKM-së ishte mesazh që në të vërtet nuk e kemi dëgjuar në historikun e këtij shteti.

“Shpresojmë se po. Mesazhi i sekretarit amerikan të shtetit nda VMRO-së ishte mesazh që në të vërtet nuk e kemi dëgjuar në historikun e këtij shteti. Një mesazh i partnerit tonë më të madh strategjik, ku i thotë kryetarit të opozitës që nëse nuk tregon cila është alternativa, unë nuk do të kisha vlerë veturë nga ai, dmth. as nuk do të kisha votuar. Tani është mundësi jonë ideale dhe nuk mund ta mbajë peng një popull një grup nacionalistësh. Maqedonia mund të mbetet izoluar pasi disa vende do të ecin më shpejtë dhe ne do të harrohemi. Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin deri para majit”, tha Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori