LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Vendosëm Napolin shumë pas neve në renditje, për Scudetto duhet të vazhdojmë kështu

Allegri: Vendosëm Napolin shumë pas neve në renditje, për Scudetto duhet të vazhdojmë kështu

Max Allegri po e ka gjithnjë e më të vështirë të mohojë që Juventusi është në garën e Scudettos me Interin, edhe pasi mposhti kampionët në fuqi, Napolin.  

Kjo ndeshje u vendos edhe një herë nga mbrojtësi Federico Gatti.


“Fitorja në këtë mbrëmje ishte shumë e rëndësishme, sepse e vendosëm Napolin në -12 dhe ky është një rezultat i mrekullueshëm”.

“Sa i përket ëndrrave dhe Scudettos, ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi hap pas hapi, veçanërisht kur bëjmë shumë gabime. Ne dolëm mirë në pjesën e parë, duke lëvizur topin, më pas në momente të vështira skuadra bëhet një bllok të fortë”.

“Napoli kishte shumë top, po, por jo mundësi të mëdha dhe ne kishim shpirtin e duhur”.

Zonja e Vjetër me hapa të sigurt, me golin e Gattit merr fitore ndaj Napolit
Lexo po ashtu Zonja e Vjetër me hapa të sigurt, me golin e Gattit merr fitore ndaj Napolit

“Kam një grup djemsh që punojnë shumë”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/